• Tirane, ofroj vend pune Zhvillues web

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Hapësirë pune për zhvillues web

Ne jemi në kërkim të zhvilluesve me përvojë të zotë në ndërtimin e aplikacioneve të zbatuar në teknologji web (duke përfshirë shërbimet back-end si dhe homologët e tyre të front-end).

Përgjegjësitë kryesore të pozicionit të punës janë:

1. Zhvillimi i kërkesave të reja në aplikacione funksional.
2. Hartimi dhe zhvillimi i aplikacioneve të rinj.
3. Koordinimi me pjesën tjetër të ekipit që punon në shtresa të ndryshme të infrastrukturës.

Si rrjedhoje e këtyre përgjegjësive kërkohet angazhim i vazhdueshëm me ekipin për zgjidhjen e përbashkët të problemeve.

Detyrat kryesore të pozicionit të punës janë:

1. Zhvillimi në aplikime funksionale i diagramave të aplikacioneve dhe rasteve të përdorimit.
2. Dizenjimi, ndërtimi dhe mirëmbajtja e kodit të ripërdorshëm, të besueshëm dhe efiçent.
3. Sigurimi i performancës, cilësisë dhe reagimit më të mirë të mundshëm të aplikacioneve që zhvillohen.
4. Identifikimi i pengesave dhe të metave të aplikacioneve dhe gjetja e zgjidhjes për këto probleme.
5. Ruajtja e cilësisë dhe organizimit të kodit sipas standardeve bashkëkohore të teknologjive të përdorura.


Kandidatët duhet të kenë njohuri/aftësi të mira në:

1. Teknologjive web, me baza të forta të ekosistemit dhe framework-eve bashkëkohorë.
2. Teknologjitë client-side që përdoren në zhvillimin e aplikacioneve web (html, css, Bootstrap, javascript, JQuery, etj).
3. Teknologjive të bazave të të dhënave (parapëlqehet njohja e MS SQL).
4. Përdorimin e kodit ekzistues.
5. Riprodhimin e kodit.
6. Testimin e aplikacioneve.
7. Reagim të shpejtë ndaj situatave problematike.
8. Ruajtjen e konfidencialitetit të punës.

Kërkesave të listuara u përgjigjemi me kushte pune shumë të mira.

Të interesuarit të dërgojnë CV (preferohet format pdf) në adresën recruits@bwise365.com.
 


Apply
Back
Top