• Tirane, ofroj vend pune vend praktike Ekonomik, Administrim Biznesi, Menaxhim, Marketing

Tirane
Tipi
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
me dhe pa eksperience
PRAKTIKË PUNE (INTERSHIP) NË MARKETING

Të dhëna për kompaninë
· Kompania ALKOS GROUP SHPK
· Vendndodhja Autostrada Tiranë – Durrës, Picar, Vorë
· Industria Distributor Eksluziv për tregëtimin e markave më të njohura të Kozmetikës dhe Artikujve Shtëpiak dhe atyre të Konsumit në Shqipëri



Përshkrimi

Ky Program Intership do të zgjasë 2 Muaj, 01 Qershor - 31 Korrik 2017 dhe është PA PAGESË.
Qëllimi i Programit të Internshipit pranë Shoqërisë “Alkos Group, është përfitimi i një përvoje kualifikuese që ndikon në zhvillimin e aftësive tuaja profesionale në sektorin e shitjes, marrëdhënies me klient të ndryshëm, përgatitjen e dokumentacionit përkatës për shoqërimin e artikullit/mallit sipas kërkesave, marrëdhëniet me palët e treta, trajnimin për menaxhim efektiv, transparencë, bashkëpunim në grup dhe rritjen e pritshmërive personale, karrierë personale.
Shoqëria “Alkos Group” ofron të ndihmojë praktikantët me dokumentet e nevojshme që vërtetojnë periudhën e praktikës, detyrat e ngarkuara, si dhe një vlerësim në fund të praktikës.
DETYRAT

1. Mirëmbajtjen e rrjetit ekzistues të klientëve dhe identifikimin e klientëve të rinj.
2. Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet e saj, skemat e ndryshme dhe çdo lloj komunikimi në lidhje me mbledhjen e informacionit të tregut.
3. Ofrimin e shërbimit të shkëlqyer ndaj klientëve.
4. Ndjekjen e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe në përputhje me synimet e caktuara nga kompania.
Bashkëpunimin me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar kryerjen e sukseshme të procesit të shitjes, siç përcaktohet në rregulloret dhe politikat e shitjeve


KRITERET:

· Aplikanti duhet të ketë kryer studimet e larta ose duhet të jetë në vitin e fundit në Fakultetin e Ekonomisë, në degët Menaxhim-Marketing, Ekonomi Biznes, etj.
· Të ketë kohë për tu angazhuar me proçese pune që mund t’i ngarkohen, punë në terren, rrjete supermarketesh etj;
· Të ketë interes në marrëdhënie biznesi apo menaxhimi;
· Interes në sektorin e shitjes, agjent shitje, menaxher shitje terren;
· Interes dhe/ose përvojë pune në menaxhimin e marrëdhënieve me klient;
· Aftësi për të punuar në grup, në mënyrë të pavarur dhe për t’iu përgjigjur shpejt udhëzimeve;
· Leje drejtimi klasi B;
· Të jetë fleksibël me oraret;
[FONT=&quot]· [/FONT][FONT=&quot]Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze, njohja e gjuhëve të tjera përbën avantazh;[/FONT]

Pas përfundimit me sukses të Internship-it, bazuar në përformancën e aplikantit/es në fushën e shitjes dhe mirëmbajtjes së rrjetit, do të vlerësohet mundësia për punësim pranë kompanisë ALKOS GROUP.

Të gjithë aplikantët e interesuar, mund të dërgojnë CV-në e tyre në Departamentin e Burimeve Njerëzore Alkos Group, në adresën [COLOR=#000080]o.cela@alkosgroup.al[/COLOR]

Aplikimet mbyllen me datë 28 Maj 2017.

Data e fillimit të praktikës së punës 1 Qershor 2017

Ju urojmë suksese!
ALKOS GROUP
 


Apply WhatsApp
Back
Top