• Tirane, ofroj vend pune Cost Control

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Profesioni | Fusha?
Gjuha
  1. anglisht
Te Stela Resort kerkon te punesoje:

" Cost Control "
Kontrollore e Kostove


1. Bën rakordimet midis kuzhinës, bar restorantit dhe financës
2. Analizë dhe menaxhim inventari
3. Krijon raporte mujore dhe vjetore për të identifikuar rezultatet, trendet dhe parashikimet financiare.
4. Siguron që të gjitha transaksionet financiare regjistrohen, paraqiten dhe raportohen siç duhet dhe bën rakordimet e të gjitha rregjistrave financiarë.
5. Rishikon rregullisht të gjitha planet financiare dhe buxhetet për të kërkuar mundësi për uljen e kostos.
6. Shqyrton të gjitha raportet financiare dhe të dhënat nga afër për të kontrolluar për mospërputhje.
7. Përgatit analizat e inventarëve të ushqimit dhe pijeve në baza mujore dhe bën rekomandime për të përmirësuar kostot.
8. Krijon dhe mirëmbanë një baze të dhënash për inventaret e ushqimit, pijeve, pajisjeve të rënda dhe të imëta.
9. Krijon raporte për shpenzimet aktuale mujore, firot në mospërputhje me firo inventari.
10. Analizon dobësitë në kontrollet e implementuar në restorantë dhe jep sygjerime për përmirësime.
11. Kontrollon stokun mujor.
12. Bashkëpunon me Menxherin e Prokurimeve për miratimin e blerjeve që duhen bërë duke analizuar stokun, inventarin.
13. Kontrollin e bllokut të teknikës
14. Audit pjatave në kuzhinë


Kualifikimet dhe kërkesat

1. Të ketë përfunduar Arsimin e lartë për Financë
2. Të ketë të paktën 2 vite eksperiencë punë në financë mundësisht në sektorin e prodhimit
3. Të ketë aftësi të mira analizuese
4. Të njohë programet Financa 5 dhe Alpha Web
5. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
6. Të jetë e komunikueshme
7. Mosha 25-35 vjeç

Personat e interesuar mund të dërgojnë cv-të e tyre brenda datës 30.07.2017 në adresat e poshtë shënuara:

email : burimenjerezore@testela.al
tel : 0684034463
Adresa : Autostrada Tiranë-Durrës, Km7, Mëzez, Kashar, Tiranë



 


Apply WhatsApp
Back
Top