• Tiranë, ofroj vend pune Programues

Albaglobal Shpk kërkon të punësojë një Programues

AlbaGlobal është një nga agjencitë më të rëndësishme të përkthimit në Shqipëri duke ofruar përkthime në sektorë të ndryshëm të industrisë. Aktualisht AlbaGlobal kërkon të punësojë një programues i cili do të jetë përgjegjës për dizajnimin, krijimin, testimin dhe implementimin e sistemeve të bazuara në ueb si për përdorim të brendshëm nga stafi i AlbaGlobal ashtu edhe për përdorim nga të gjithë klientët tanë.


Kandidati duhet të ketë:

• Njohuri shumë të mira të PHP/MySQL;
• Njohuri mbi sistemin Phpnuke
• Njohuri mbi Ajax
• Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;


Ndërmjet projekteve të programimit mund të lindë nevoja që programuesi të asistojë në përkthimin e materialeve nga fusha e IT-së.

Për të aplikuar për këtë vend pune plotësoni formularin e aplikimit në: http://www.albaglobal.com/positions.html
 
Back
Top