• Tirane, ofroj vend pune KASPERSKY CHANNEL MANAGER ( FEMER )

PERSHKRIMI I POZICIONIT
Channel Manager zotëron , mirëmban , dhe zgjeron lidhjet me partnerët e përcaktuar.Partnerët lokal i përcaktohen bazuar në pozicionin gjeografik,kanalin apo tregun, Channel Manager ka përgjegjshmëri për të rritur shitjet,përfitimin,dhe rekrutimin e partnerëve sipas objektivave.
Channel Manager prezanton tek partnerët e caktuar të gjithë listën e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë dhe mund të fokusohet në një set tëzgjidhjeve apo produkteve specifike në përshtatje me kërkesat e partnerit.
Channel Manager raporton tek General Manager

DETYRA DHE PERGJEGJESI


· Përcakton marrëdhënie produktive , profesionale me personelin kyc të partnerit të përcaktuar.
· Kordinon përfshirjen e personelit të kompanisë , duke përfshire suportin,shërbime,dhe menaxhimin e burimeve,në mënyrë të tillë që tëpërmbushë objektivat e performances dhe pritshmëritë e partnerëve.
· Përmbush objektivin e përcaktuar për vëllimin e shitjeve dhe gjithashtu ndjek strategji të vecanta për cdo partner te caktuar.
· Drejton një proces të përbashket të planifikimit të partnerëve që zhvillon objektivat e performancës,objektivat financiare, dhe momente kritike tëlidhura me një partner produktiv.
· Vlereson,sqaron dhe validon nevojat e partnerëve në menyrë të vazhdueshme.
· Kryen shitje të produktit përmes organizimit të partnerëve ne koordinim me burimet e shitjeve të tyre.
· Menaxhon konflikte të mundshme midis firmave të tjera te shitjeve duke nxitur komunikimin ekselent brënda dhe jasht,duke rrespektuar rreptësisht rregullat brënda marrëdhënies së vendosur.
· Zhvillon zgjidhje që përmbushin nevojat e perdoruesve duke koordinuar përfshirjen e të gjithë personelit të nevojshëm në kompani dhe personelit te partnerit.
· Siguron pajtueshmerinë e partnerit me marrëveshjen e vendosur.
· Implementon dhe ndjek përshtatjen dhe miratimin e programeve të kompanise dhe partnerëve të caktuar.
· Rekruton në menyrë të vazhdueshme partnerë të rinj kualifikues.

MJETET E VLERESIMIT TE PERFORMANCES
· Arrin kuotën e caktuar të shitjeve në partnerët e përcaktuar.
· Përmbush pritshmëritë e caktuara në përfitim të kompanisë.
· Përmbush planet e partnerëve në përputhje me standartet e kompanisë.
· Ruan vlerësime të larta të kënaqshmërisë së partnerit në përputhje me standartet e kompanisë.
· Përfundon objektivat e nevojshme të trajnimit brënda kornizës kohore të caktuar.
· Raporton tek General Manager
· Zgjeron suportin e specialistëve të shitjeve,implementimin e burimeve, shërbimeve,dhe burime të tjera të shitjes dhe menaxhimit sipas nevojës.
· Bashkërendon në mënyrë të ngushte përfshirjen e ekzekutivit të kompanise me partnerin dhe përdoruesin final.
· Punon ngushte me Përfaqesuesit e Shërbimit të Klientit për të siguruar kënaqësinë e klientit dhe zgjidhjen e problemeve.
· Ky pozicion mund të kërkoje raporte të drejtperdrejta për të mbështetur përgjegjësitë brenda partnerëve të përcaktuar.

KUALIFIKIMET
· Diplomë Universitare Bachelor
· Minimalisht 1 vit experience në shitje në një mjedis bussines-to-business, dhe nese jeni pa ekperience, te keni deshire dhe pasion per te punuar.
· Aftësi kompjuterike
· Patentë

KERKESAT E MJEDISIT TE PUNES DHE KUSHTET
· Ky pozicion kërkon udhëtime të vazhdueshme.
· Të gjithë punonjësit e ardhshem do të kalojnë në një kontroll të aftësive të tyre në përputhje me kërkesat e punës.

APLIKIMI
Dergoni CV tuaj ne adresen hr@btc-albania.com deri ne daten 15 MAJ 2017. Do te kontaktohen ato kandidate te cilet perzgjidhen ne fazen e pare.

FALEMINDERIT


Cel. : 0662040800
 


Apply
Back
Top