• Tirane, ofroj vend pune Zhvillues PHP

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. IT | TIK | Informatike Ekonomike
Gjuha
  1. anglisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Bleumchen Protech shpk kërkon një figurë për pozicionin Zhvillues PHP me eskperiencë, më konkretisht punonjësi do të merret me:


  • Zhvillimin e aplikacioneve web, duke ndjekur praktikat e programimit, nga faza e projektimit deri ne lancimin e tyre.
  • Identifikimin e zgjidhjeve arkitekturore të lidhura me zhvillimin web si backend apo frontend.
  • Zhvillimin e faqes kryesore web, duke bashkëpunuar njëkohësisht me UX dhe Visual Desinger.
  • Kontributin për përmirësimin personal dhe të proceseve me qëllim rritjen e përvojës së përdoruesit në cilësinë e produktit dhe procesit të zhvillimit.
  • Punën përkrah kolegeve të tjerë, duke ndarë njohuritë dhe favorizuar rrritjen reciproke.

Përshkrimi i punës:
Kandidati ideal duhet te zhvillojë si objekt PHP 5.6/7 dhe Javascript me konceptin e komponentëve WEB.
Të ketë njohuri dhe përvojë shumë të mirë në HTML 5 dhe CSS 3 dhe në përdorimin e tekonologjive AJAX si dhe metodologjive të testimit debug.

Kriteret :

  • Njohuri të konsoliduar me PHP 5.6 dhe programimin e gjuhës Object-Oriented;
  • Njohuri të shkëlqyera të HTML5 e CSS3 ;
  • Njohuri shumë të mira të JavaScript , aftësi analitike dhe përvojë në përdorimin e gjuhëve si jQuery, Angular e Polymer;
  • Njohuri të mira të gjuhës së programimit SQL (MySQL e SqlServer) ;
  • Gjithashtu njohuri të shkëlqyera të pre-procesoreve CSS SASS;
  • Njohjen dhe kuptimin “e teknologjise AJAX ” në lidhje me shkëmbimin e të dhënave browser/server (teknika të polling e websocket, problematika që lidhen me timing);
  • Eksperiencë e konsoliduar e shërbimit REST, njohuri mbi protokollin e rrjetit HTTP dhe formatit të shkëmbimit të të dhënave JSON
  • Plus: Njohuri të mira të sistemit të integrimit me rrjetet sociale më të përhapura si (Twitter, Facebook, Google+) dhe API përkatese;
  • Njohje e mirë e sistemit të kontrollit si Git/SVN
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.




Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën recruitment@protech.al duke specifikuar në objekt "Zhvillues Php" brenda datës 30 Prill 2017.
Vendi i punës: Tiranë

Cel: +355 66 20 33 88
 


Apply
Back
Top