• Tirane, ofroj vend pune Specialist marketing

Shoqeria "Unipress" sh.p.k. shpall postin vakant të punës Specialist marketing:

Titulli
: Specialist marketing

Qëllimi i Pozicionit: Harton, përpilon dhe zbaton programet e marketingut, promocionit dhe shitjeve.

Përshkrimi i punës:

  • Kryen detyra në lidhje me përmbushjen e objektivave marketing të shoqërisë.
  • Paraqet propozime mbi rinovimin e teknologjisë marketing dhe qasjen e shoqërisë dhe produkteve e shërbimeve të saj në treg.
  • Mirëmban dhe zhillon rrjetet sociale të kompanisë si fb, twitter, linked-in etj. si dhe marrëdhëniet me te gjitha mediat dhe mediat sociale me qëllim marketimin e mundshëm tek ato si dhe monitorimin e konkurrencës.
  • Studion situatën në treg të produkteve, shërbimeve dhe kompanisë.
  • Përcakton aksionin e nevojshëm për përmirësimin e imazhit, shitjeve dhe perceptimit publik.
  • Projekton fushata reklamuese, promovuese, që kanë për qëllim shitje të planifikuar të shitjeve.
  • Përpilon, redakton dhe formaton tekstet e broshurave, fletëpalosjeve, dosjeve promocionale, katalogëve e të tjera materiale marketing.
  • Kujdeset për mbarëvajtjen e organizimit, zhvillimit të veprimtarive si panaire, konferenca, prezantime, seminare etj.
  • Bën sitematikisht çdo muaj raportin mbi gjendjen e produkteve, rezultatet e shitjeve print dhe on line si dhe raporton mbi arsyet dhe shkaqet si dhe personat përgjegjes.
Kriteret që duhet të plotësohen:

Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë në fushën e Marketingut dhe Menaxhimit të Biznesit.

Eksperiencë pune: Të ketë punuar jo më pak se 2 vjet në pozicione të njejta.

Aftësitë teknike:

  • Eksperiencë pune në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe mbajtjes së strategjive marketing.
  • Eksperiencë të vërtetueshme, kërkime mbi shitjen/tendencat e klientëve dhe tregut.
  • Njohuri në zhvillimin dhe funksionimin e rrjeteve sociale.
Aftësi të tjera:

  • Të jetë komunikues, i aftë për të punuar në grup dhe konfidencial.
  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhëve të huaja.

Të interesuarit të dërgojnë cv në adresën e email: burimetnjerezore@shekulli.com.al
 


Apply
Back
Top