• Prishtine, ofroj vend Manaxher Marketing & Shitjeve në Kosovë

CRIO-STEMCELLS Shpk, e bazuar në Tiranë, partnere dhe përfaqësuese për rajonin, e Future Health Biobank - bankës së qelizave staminale më të akredituar në botë,
aktualisht, është duke kërkuar për kandidatë të përshtatshëm për të plotësuar pozicionin:

- Manaxher Marketing & Shitjeve në Kosovë.

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
§ Të jetë shtetas dhe resident i Kosovës
§ Të ketë përfunduar studimet e larta universitare në një nga degët e Fakultetit të Ekonomisë( administrim biznesi, marketing, etj., fakultet i Shkencave të Natyrës, fakultete të universitetit të Mjekësisë.
§ Të jetë energjik, me aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe i motivuar
§ Të ketë paraqitje profesionale dhe me orientim të mirë ndaj shërbimit të klientit
§ Të ketë eksperiencë të dokumentuar në fushën e marketingut dhe shitjeve të produkteve farmaceutike
§ Të ketë aftësi të mira menaxheriale, të vetëorganizimit dhe të jetë i aftë për të punuar në mënyrë individuale.
§ Mosha e preferuar 25-35 vjeç.
§ Të jetë i gatshëm të udhëtojë në gjithë qytetet kryesore të Kosovës me mjetet e tij.

Të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë një CV me foto dhe letër motivimi në adresën
e-mailit: crio.stem.cell@gmail.com
Afati për dërgimin e aplikimeve: 06 Maj 2017.

Vetëm kandidatët që do të përzgjidhen, do të njoftohen për intervistë pranë zyrave të kompanisë në Tiranë.
 


Apply
Back
Top