• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Alumil Albania Shpk, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar.
Alumil Albania Shpk
është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini. Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë punonjes me eksperience ne pozicionet e meposhtme:

INXHINIER ELEKTRIK


1. Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore:

-Monitoron aspekte teknike të prodhimit, shfrytëzimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinave dhe mekanizmave elektrike/
elektronike për të siguruar performancë të
kënaqshme dhe pajtueshmërinë me specifikimet dhe rregulloret

-Kryen montimi, instalimin, testimin, kalibrimin, modifikimin dhe riparimin e pajisjeve elektrike/
elektronike për instalime të reja
-Bën verifikimin e materialeve ndihmëse përpara se ato të montohen;
-Kryen testime të sistemeve, pajisjeve, kabllove dhe lidhjeve pa dhe me tension;
-Bën kontrolle për t’u siguruar që punët e përfunduar janë në përputhje me specifikimet, rregulloret, standardet e vendosura apo të miratuara;

-Kryen kontrollin për zbatimin e rregullave të sigurimit teknik, sipas rregullores, siç janë (veshja me uniformën e punës të specialistëve, mbajtja pastër e vendit të
punës,etj;

-Bën organizimin e punës për riparimin e pajisjeve/linjave të ndryshme, në rastet kur ato mund të riparohen ose zëvendësimin e tyre me të reja;

-Bën grafikun për mirëmbajtjen në kohë të linjave dhe pajisjeve;

-Kryen lokalizimin e defekteve si dhe organizon punën për riparimin e tyre;

-Kryen matjen e nevojshme, sipas rregullores së sigurimit teknik


2.
Kualifikime/Kërkesa: Kandidatët duhet të përbushin kriteret që vijojnë:
a.
Edukimi:
- Të kenë përfunduar studimet e plota universitare në degën e Inxhinierisë Elektrike.
b. Eksperiencë pune:
- Te pakten 5 vjet eksperience ne pozicionin e kerkuar ose te ngjashem
- Preferohen kandidate te cilet kane patur eksperience edhe ne mirembajtje/instalime elektronike

c. Kualifikimetë tjera:
-Të njohin programet kompjuterike bazë si edhe ato që lidhen me profesionin
-Të njohin shumë mirë gjuhën angleze ose ate italiane. Gjuha gjermane dhe ajo greke do te perbejne avantazh

3.
Kompania Ofron : Punësim sipas Legjislacionit Shqiptar në fuqi

4.
Të interesuarit mund ta dorëzojnë CV-ne dorazi në selinë e Kompanise ose ta dërgojnë atë elektronikisht në adresën: hr.albania@alumil.com, brënda datës 30.11.2017.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur rreferuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top