• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Dyqani

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
  1. frengjisht
Kerkojme te punesojme Menaxher/e Dyqani

PËRGJEGJESITË KRYESORE:
· Menaxhon dhe motivon stafin e dyqanit qe te rrise shitjet ditore dhe te maksimizoje produktivitetin ne pune;
· Menaxhon dhe kontrollon stokun; mban te gjithe dokumentacionin perkates dhe ben rregullisht regjistrimin e shitjeve per te pare nivelin e stokut;
· Merr ne dorezim mallin sa here qe vjen furnizimi dhe sigurohet qe procedura perkatese ndiqet me perpikmeri;
· Perpilon raporte periodike per te analizuar nivelin e shitjeve sipas tendencave, preferencave, grup moshave, etj., ne menyre qe te lehtesoj planifikimin dhe te parashikoje volumin e shitjeve ne te ardhmen dhe te maksimizoje perfitimet nga dyqani;
· Perpilon raporte te tjera sa here qe i kerkohet nga Menaxheri Pergjithshem;
· Merret me ceshtjet e administrimit te stafit duke bere vleresimin periodik te performances;
· Ofron dhe propozon trajnim dhe mundesi zhvillimi profesional per stafin e dyqanit nepermjet: trajnimit formal, trajnimit jashte kompanise, instruksioneve ne baze ditore, ndarjen e informacionit te shkruar qe merret direkt nga “franchiser”, etj;
· Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit te punes dhe te disiplines ne pune nga stafi;
· Perpilon me pergjegjesi liste prezencat javore dhe mujore te stafit, duke zbatuar te gjitha rregullat e percaktuara ne kete drejtim (orarin normal te punes, oret jashte orarit, ditet e festave zyrtare, lejet e zakonshme, etj);
· Siguron zbatimin e standarteve baze te cilesise, paraqitjes dhe vendosjes se mallit ne dyqan;
· Njeh dhe ndjek tendencat e biznesit te shitjes te veshjeve ne pergjithesi; i paraprin ne avance dhe kupton interesat dhe tendencat e klienteve dhe monitoron ecurine e konkurences
· Asiston procesin e shitjeve sa here qe eshte e nevojshme

KERKESAT E PROFILIT:
· Diplome universitare (preferohet Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi);
· Minimumi 3 vite pervoje pune ne shitje;
· Njohuri shume te mira te gjuhes Franceze (e detyrueshme)
· Njohuri shumë të mira të Paketës MS Office (Word, Excel, Power Point) Internet;
· Aftësi organizative dhe menaxheriale;
· Aftësi të mira komunikuese dhe negociuese.

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të aplikojnë nëpërmjet dërgimit të CV-së në adresën e postës elektronike; loribrace.a@gmail.com, brenda datës 20 Prill 2017.

Ju informojmë se vetem kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top