• Tirane, ofroj vend pune Magazinier

"Albanian HR Solutions Sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:

Magazinier


Detyrat kryesore
:
• Mban përgjegjësi mbi mallin e magazinuar në magazinën përkatëse.
• Është përgjegjës për ruajtjen dhe sistemimin e mallrave në ambientet e magazinës.
• Kontrollon të gjitha furnizimet e mallrave që hyjnë në magazinën përkatëse si dhe komunikon me operatoren e Financës në magazinë për të siguruar regjistrimin e mallrave në sistemin e magazinës.
• Kontrollon të gjitha daljet/shitjet e produkteve nga magazina përkatëse dhe krahason sasitë fizike të bëra dalje me dokumentacionin përkatës shoqerues (fatura, fletë dalje, etj )
• Siguron ndarjen e saktë të detyrave për punonjësit e magazinës për sistemimin e mallrave, përgatitjen e porosive, etj.
• Bashkëpunon cdo ditë me operatoren e finances në magazinën përkatëse për të kontrolluar përputhshmërinë ë të gjitha regjistrimeve që bëhen në sistem me lëvizjet fizike të mallrave
• Sigurohet që kodifikimi dhe vendosja e produkteve në Magazinë të bëhen në mënyren e duhur në mënyrë që identifikimi dhe kontrolli i produkteve të jetë sa më i lehtë, etj .

Kualifikimet dhe kerkesat:

• Të ketë kryer arsimin e lartë.
• Të ketë minimumi 3 vite eksperience si magazinier .
• Të ketë njohuritë bazë të programeve kompjuterike.
• Të ketë aftësi të mira të drejtimit të grupit dhe punës në grup.


Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 25.04.2017 në adresën elektronike: alb@ahrs.al

*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.

Me ne më të sukseshëm!
 


Apply WhatsApp
Back
Top