• Pogradec, ofroj vend pune Supervizor Agjencie, Pogradec

Qëllimi i punës:

Përqëndrohet tek përpjekjet e stafit të Agjencisë për të përmbushur me sukses detyrat e caktuara për targetin mujor brenda afatit. Nga ana tjetër, siguron që niveli i cilësisë për shërbimet e ofruara në Agjenci është në përputhje me standardet dhe proçedurat e Kompanisë.


Përgjegjësitë kryesore:


1. Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe të zhvillojë një plan kërkimor dhe identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania;
2. Takohet me klientët potencialë për t’i informuar rreth produkteve dhe kushteve të kredisë;
3. Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues;
4. Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
5. Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
6. Siguron këshillim financiar dhe shërbim klientësh cilësor;
7. Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
8. Planifikon, organizon, kontrollon dhe monitoron aktivitetin e ekipit duke optimizuar burimet;
9. Analizon zhvillimin e tregut për çdo segment të konsumatorëve dhe i raporton këto zhvillime te Drejtori i Degës;
10. Organizon promovimin e drejtpërdrejtë me monitorimin dhe analizimin e zhvillimit të segmenteve të ndryshme të tregut, strategjinë dhe ofertat e konkurrencës;
11. Siguron që klientët e agjencisë të marrin trajtimin e duhur / shërbimin nga stafi i agjencisë, duke ruajtur marrëdhënie afatgjata me klientët;
12. Drejton, zhvillon, trajnon dhe motivon punonjësit nën përgjegjësinë e tij / saj në koordinim me Drejtorin e Degës. Kryen të gjitha aktivitetet e nevojshme administrative përfshirë drejtimin e komitetit të kredisë, verifikimet për kredi sipas aprovimit përkatës në komitetin e riskut, firmosjen e kontratave, çeqet dhe vërtetime të agjencisë;
13. Përditëson rregullisht vetveten në lidhje me njohuritë e politikave dhe procedurave të kompanisë , si dhe kërkesave ligjore përkatëse për pozicionin;
14. Zgjidh ankesat e konsumatorëve dhe çështjet e ngritura nga stafi, realizon të gjitha detyrat e përshkruara në përshkrimin e punës të Oficerit të Kredisë për portofolin nën përgjegjësinë e drejtëpërdrejtë të e tij / saj.

Kërkesat kryesore:

1. Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;
2. Eksperienca e Punës 2 vite në një pozicion shitje në NOA;
3. Ekspertizë profesionale në fushat e shitjes, marketingut, negocimit dhe analizave financiare;
4. Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;
5. Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);
6. Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
7. Aftësi të treguara për të arritur objektivat e shitjes;
8. Lojtar i shkëlqyer skuadre dhe aftësi të mira të ndërtimit të skuadrës;
9. Kapacitet për të trajnuar të tjerët;

Lutemi të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 18.04.2017.

Forma e aplikimit duhet të përmbajë një letër motivimi dhe një CV.
Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një testim me shkrim nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
 
Back
Top