• Shkoder, ofroj vend pune Agjent shitjesh, IT

Shkoder
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Njoftim per vend te lire pune

Pershkrimi i aktivitetit
UMS eshte nje pike shitje per tonera dhe kartrixhe, printera, mjete kancelerike per zyra, artikuj shkollore, aksesore elektronike, media boshe dhe lodra edukative per femije, e pozicionuar ne qender te Shkodres.
Kerkesa
UMS kerkon te punesoje nje person ne rolin e Asistentit te shitjeve. Te interesuarit duhet te kene eksperience ne shitje. Preferohet qe kandidatet te jene te pajisur edhe me njohuri baze ne punen ne fushen e IT, kryesisht kompiutera dhe prinetra. Pozicioni i punes ofron mundesi incentivimi dhe fitim eksperience.
Kërkesat për pozicionin:
- Përvojë e mëparshme në shitje dhe menaxhim
- Aftësi komunikative, organizative dhe vendimmarrëse;
- Të ketë fleksibilitet në orarin e punës
- Të ketë njohuri baze të gjuhës angleze
- Njohje e mirë e paketës Microsoft Office.
- Aftësi për të dhënë sugjerime dhe alternativa për zgjidhjen e problemeve dhe situatave.
- Aftësi të mira komunikimi dhe të bashkëpunimit.
- Të jetë i besueshëm, i përgjegjshëm dhe të përmbushë detyrimet e punës.
- Duhet të ketë patentë makine, klasi B.
- Mosha e preferuar 20 - 40 vjec
Detyrat kryesore:
- Kontakton klientët e rinj dhe ekzistues për të diskutuar nevojat e tyre dhe për të shpjeguar se si këto nevoja mund të plotësohen nga UMS.
- Monitoron preferencat e klientëve dhe tregun për të përcaktuar fokusin e shitjeve.
- Pergatit dhe paraqet ofertat dhe prezanton produktet e UMS te klientët e mundshëm dhe ndjek me vëmendje zhvillimet deri në firmosjen e kontratës.
- Zgjedh produktet e duhura ose ndihmon në përzgjedhjen e tyre, bazuar në nevojat e klientëve apo karakteristiakt e produkteve.
- U jep përgjigje klientëve për pyetjet mbi produktet, çmimet, mundësitë, përdorimin dhe avantazhet e produkteve dhe shërbimeve.
- Ndjek ankesat e klientëve për produktet dhe shërbimet apo për proçesin e shitjeve.
- Bën transport te produkteve dhe aplikim te sherbimeve ne ambjentet e kerkuara nga klienti.

Nese jeni te interesuar per kete pozicion, ju lutem dergoni cv-ne ne adresen: info@universal.al
Nr. Kontakti: 0696011001
Ju informojme se vetëm kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.
 


Apply WhatsApp
Back
Top