• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Dyqani

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpermjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kerkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një rjeti supermarketesh të suksesshme që operon në Shqipëri, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER DYQANI

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Menaxheri/ja i/e Dyqanit planifikon, menaxhon, drejton, koordinon dhe finalizon operacionet në dyqanet e kompanisë si dhe kujdeset për imazhin e saj në zonën ku ai/ajo operon.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Menaxhon, koordinon dhe kontrollon operatcionet në dyqan në përputhje me procedurat;
  • Menaxhon dhe kontrollon trajnimin e stafit të angazhuar në dyqan;
  • Kontrollon implementimin e proceseve në operacionet e dyqanit;
  • Kontrollon oraret e punës së staffit në varësi;
  • Asiston kontrollimin dhe regjistrimin e Aseteve;
  • Koordinon punët me departamentet e tjera në komapni me të cilat ka ndërlidhje si komercial, marketingu, kujdesi ndaj klientit, financa, etj;
  • Menaxhon dhe koordinon marrëdhëniet me palët e tjera të interesit në ambijentet dhe komunitetin ku operon dyqani;
  • Kontrollon treguesit e performacës për dyqanin dhe për individët në varësi të tij/saj;
  • Propozon promovimin, ndërimin, apo edhe largimin e stafit;
  • Rekomandon përmirësime të operacioneve të retailit;
  • Në aktivitete e promovimit verifikon etiketat (format A4) në të gjitha kokat e rafteve/paletave për produktet e zgjedhura;
  • Të kryej vendosjen e produktit në promocion në formatin e kërkuar nga Departmaneti i Marketingut;
  • Kontrolli rutinë i etiketave të ҫmimeve në produkte;
  • Kryen dhe kontrollon porositë;
  • Kujdeset për Cash-in në dyqan sipas procedurës përkatëse;
  • Organizon grafikun e punës së personelit sipas nevojave të dyqanit;
  • Mbikqyr kohën e hapjes dhe të mbylljes së marketit;
  • Koordinon marrëdhëniet mes dyqanit dhe departamenteve të veҫanta të kompanisë;
  • Përciellja e ankesave të klientëve te manaxherët përkatës dhe/ose furnitori përkatës për sa i takon produkteve apo shërbimit;
  • Kujdeset për aspektin teknik të funksionimit të dyqanit sipas procedurave përkatëse.
  • Është përgjegjës për inventarin dhe assetet e dyqanit;
  • Punon dhe jashtë orarit në momentet e nevjshme në punë (inventarizimi, zgjidhje defektesh, etj);

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsim Universitar (Menaxhim Biznesi);

Eksperiencë Pune: Eksperiencë pune 1-3 vjeçare si Menaxher Dyqani;

Aftësi:

· I ҫertifikuar sipas kërkesave profesionale të postit;
· Shkathtës të avancuara analitike, strategjike, planifikuese, organizative, mbikqyrëse dhe këshilluese;
· Shkathtësi profesionale në të shkruar dhe komunikim verbal;
· Njohje e avancuar e MS Office (Excel; Word; Outlook; Power Point);
· Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialiteti;
· Patent Shoferi në kategorinë “B”
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Prill 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top