• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën karburanteve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER SHITJESH

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Drejtori i Shitjeve ndihmon në planifikimi dhe zhvillimin e strategjive të shitjes. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, hartimin e kontratave, si dhe ngritjen, organizimin dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

DETYRA STRATEGJIKE
· Rishikon procedurën e shitjes dhe marketingut në përputhje me kërkesat dhe dinamikat që kërkon tregu;
· Prezanton, udhëheq, kryen shitjet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga shoqëria;
· Komunikon kërkesat e klientëve tek departamenti përkatës para finalizimit të kontratës;
· Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë;
· Përgatit strategji, plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
· Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës;
· Ndan detyrat dhe përgjegjësitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;
· Gadishmëri spostimi nëpër Shqipëri dhe jashtë saj kur të jetë e nevojeshme;
· Rifreskimi i database se klientit.

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (e preferueshme në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi);

Eksperiencë Pune: Të paktën 2 vjet përvojë profesionale, përbën përparësi përvoja në Biznes;

Aftësi:

· Njohja e tregut të makinave të punës (fugon të vegjël, kamioncin, fugona të mëdhenj, kamion të përmasave të ndryshëm etj.)
· Aftësi të spikatura komunikimi;
· Shpirt sipërmarrje;
· Aftësi organizative dhe menaxheriale;
· Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
· Aftësi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
· Njohuri të mira të gjuhës angleze;
· Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Prill 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top