• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Burimesh Njerezore

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e karburanteve, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER PËR BURIMET NJERËZORE

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE

Përgatit dhe zhvillon funksionimin e të gjitha programeve dhe funksioneve të Burimeve Njerëzore, përgatit strategjitë për trajnimin, zhvillimin e personelit, matjen e performancës, përgatitjen e procedurave për administrimin e personelit në përputhje me ligjet në fuqi, jep asistencë teknike menaxhimit të kompanisë dhe staff-it ekzekutiv, interpreton dhe siguron mbështetjen në standartet e Ligjit Shqiptar të Punësimit.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

· Drejton funksionet menaxhuese të Burimeve Njerëzore për Kompaninë përfshirë rekrutimin, ndarjen e detyrave në personel, trajnimin dhe zhvillimin, vleresimet e performancës, praktikat e panaireve të punësimit, asistencë ndaj punonjësve;
· Bashkëpunon me drejtuesit strategjik të kompanisë për të parë numrin e nevojshëm të personelit dhe karakteristikat përkatëse;
· Përpunon dhe zhvillon planin e punësimit të personelit;
· Kërkim dhe seleksionim të personelit;
· Studion dhe përpunon profilin e kandidatit;
· Asiston përgjegjësat gjatë intervistave teknike dhe specifike;
· Drejton zhvillimin e karrierës së personelit;
· Merret me zgjidhjen e problemeve sindakale në bashkëpunim me zyrën ligjore të kompanisë;
· Kontrollon dhe vlerëson nga njëra anë rezultatet dhe nga ana tjeter mirëqënien e punonjësve në ambientet e punës;
· Kontrollon dhe vlerëson potecialet dhe aftësitë e punonjësve,
· Ripozicionimi i personelit në rolet më të përshtatshme;
· Lehtësimin e ndërprerjes së marrdhënies së punës me personelin kur është e nevojshme;
· Organizon dhe vendos kurset e trajnimit të nevojshëm për zhvillimin e kompetencave të punojësve në rolet përkatëse;
· Krijimin e një ambienti të qetë dhe harmonioz në punë;
· Team building;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Arsim i lartë;

Eksperiencë Pune: Eksperiencë në formulimin e politikave, në zhvillimin dhe zbatimin e strategjive të reja dhe procedurave. Preferohet mbi 5 vjet eksperiencë në funksionet e menaxhimit të Burimeve Njerëzore;

Aftësi:

· Aftësi në zhvillimin e buxheteve të burimeve njerëzore;
· Aftësi ndërpersonale, komunikim, professional verbal dhe të shkruar;
· Aftësi për të komunikuar dhe ndërvepruar me drejtuesit dhe punonjësit e të gjitha niveleve;
· Aftësi për të motivuar ekipet dhe për të menaxhuar në të njejtën kohë projekte të ndryshme.
· Aftësi për të kontrolluar të tjerët duke u caktuar/drejtuar punën, drejtuar vlerësime tek punonjësit, trajnime të staff-it dhe zhvillim, duke marrë veprime të përshtatshme disiplinuese/korrektuese etj.
· Aftësi shumë të mira në programet kompjuterike, paketen office etj.
· Aftësi të mira në gjuhën angleze;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Prill 2017



-

JU MIRËPRESIM!
 


Apply WhatsApp
Back
Top