• Bulqize, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Bulqize
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare.

Pozicioni: Inxhinier Elektrik në Miniere,
Departmenti: Administrata e Minieres se Kromit Bulqize
Vendodhja: Miniera e Kromit Bulqize


Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Në bashkëpunim me Kryeinxhinierin dhe Inxhinierët e tjerë në Minierë, supervizon stafin e mirmbajtjes operacional në Minierë. Planifikon dhe zbaton detyrat dhe planet ditore ne mënyrë që mbarvajtja e punës në Minierë të funksionojë sa më mirë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
Inxhinieri Mekanik në Minierë punon pranë Minierës së Kromit Bulqizë nën supervizimin direkt të Kryeinxhinierit dhe nën supervizimin e përgjithshëm të Administratorit Lokal dhe kryen këto detyra:


1. Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e Specialistëve Elektrik në minieren Bulqizes. Harton planin e mirëmbajtjes dhe është përgjegjës për zbatimin e këtij plani;
2. Harton dhe rekomondon ndërhyrje apo investime në sistemet aktuale elektrike në njësite e biznesit apo në pajisje të ndryshme. Ndjek ecurinë e punimeve elektrike në faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim perfundimtar;
3. Organizon dhe mbikqyr punën e nënkontraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
4. Përgatit ose kordinon të gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vendase;
5. Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke përgatitur preventivin total;
6. Identifikon tregun e materialeve dhe të instalatorëve elektrike vendas ose të huaj dhe koordinon me departamentin e Prokurimeve për mënyrën e përzgjedhjes;
7. Përpilon dhe kordinon punën për përgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike;
8. Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
9. Përgatit dosjet për lejet në institucionet përkatëse në kohën e duhur.
10. Promovon një praktikë të sigurt pune, duke minimizuar rreziqet në të në minieren Bulqizes;
11. Inspekton të gjithë rrjetin/pajisjet elektrike, duke përfshirë pajisjet dhe mjetet e punës dhe verifikon gjëndjen e tyre si dhe rekomandon ndryshime të mundshme;

Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektrike; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 6 vjet;
Aftësi:
· Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Sigurimit Teknik (Miniera);
· Të ketë eksperiencë në instalime elektrike dhe tye njohe nga ana teknik te gjitha pajisjet,
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
· Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
· Ndjenjë Përgjegjësie;
· Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
· Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.

Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:
· CV të Detajuar;
· Letër Interesi,

tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: s.kreci@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
a. Miniera e Kromit Bulqize
 


Apply
Back
Top