• Bulqize, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

Bulqize
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Teknik
Gjuha
NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.

AlbChrome është pjesë e Balfin Group e specializuar ne Industrine Minerare.

Pozicioni: Inxhinier Mekanik në Miniere,
Departmenti: Administrata e Minieres se Kromit Bulqize
Vendodhja: Miniera e Kromit Bulqize

Funksioni bazë dhe qëllimi i përgjegjësive
Në bashkëpunim me Kryeinxhinierin dhe Inxhinierët e tjerë në Minierë, supervizon stafin energo mekanik në Minierë. Planifikon dhe zbaton detyrat dhe planet ditore ne mënyrë që mbarvajtja e punës në Minierë të funksionojë sa më mirë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë
Inxhinieri Mekanik në Minierë punon pranë Minierës së Kromit Bulqizë nën supervizimin direkt të Kryeinxhinierit dhe nën supervizimin e përgjithshëm të Administratorit Lokal dhe kryen këto detyra:


1. Menaxhon detyra të vecanta dhe specifike në lidhje me implementimin e projektit të mekanizimit të Minierës së Kromit Bulqizë;
2. Realizon koordinimin e fazave të ndryshme të projektit, ndjek progresin, koordinon punën e ekipeve për faza të përbashkëta;
3. Eshtë përgjegjës për menaxhimin e komunikimit dhe ndarjen e informacionit midis njësisë së projektit ë Mekanizimit dhe zyrave qëndrore Tiranë;
4. Realizon shërbime mbështetëse për projektin sipas fushës së kompetencës dhe është përgjegjës për organizimin e dokumentacionit. Mbulon cështjet administrative;
5. Mbështet Menaxherin e Projektit në implementimin dhe monitorimin e detyrave në përputhje me objektivat, kërkesat dhe strategjitë e projektit;
6. Përpilon raporte të ndryshme si dhe dokumentacion teknik në programe kompjuterike si AutoCad dhe MS Projects;


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Edukimi: Diplomë Universitare në Inxhinieri Mekanike; Përbën përparësi nëse është diplomuar në master apo/dhe specializuar ne kurse profesionale.
Eksperiencë Pune: Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 6 vjet;
Aftësi:
· Të ketë njohje të shkëlqyera të Rregullores së Sigurimit Teknik (Miniera);
· Të ketë eksperiencë në konstruksione Mekanike
· Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese, të zotërojë etikë pune dhe integritet;
· Afësi të shkëlqyera analitike dhe aftësi për të zgjidhur në mënyrë efikase problemet;
· Aftësi për të kryer shumë detyra njëkohësisht dhe aftësi për të orientuar detajet;
· Aftësi shumë të mira ndërpersonale;
· Aftësi shumë të mira për të ruajtur informacionin konfidencial;
· Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse;
· Ndjenjë Përgjegjësie;
· Aftësi për të punuar në grup dhë për të marë iniciativë;
· Pajisje me patente të vlefshme drejtimi.



Procedura e aplikimit për këtë vënd pune:
Për te aplikuar për këtë pozicion, ju lutem dorëzoni dokumentet e poshtëpërmëndura:
· CV të Detajuar;
· Letër Interesi,

tek zyrat qëndrore të Albchrome nëpërmjet njërës nga mënyrat si në vijim
1. Me e-mail: s.kreci@albchrome.al
2. Duke dërguar me postë në adresën e mëposhtme:
a. Miniera e Kromit Bulqize
 


Apply
Back
Top