• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Përshkrimi

Kryerja e detyrat operative në lidhje me veprimet kontabile të departamentit te blerjeve Mbajtja dhe organizimi i evidencës analitike si dhe përgatitjes së të dhënave për hartimin e bilancit financiar për këtë sektor. Të evidentojë të dhënat paraprake për efekt të rakordimit dhe raportimit në periudha mujore/ progresive me Furnitoret dhe organet eprore duke siguruar që e gjithë puna në këtë sektor, të kryhet me efikasitet, në përputhje me ligjin, me pak kosto dhe e orientuar drejt analizes financiare.


Detyrat

•Pergatitja e informacionit perkates per Agjensite Doganore te nevojshme per importet dhe exportet dhe kontrolli i detajuar vlerave sipas kodeve doganore per te shmangur gabimet ne vleren e Tvsh dhe taksave te ndryshme.
•Regjistrim I faturave te blerjes dhe shperndarje shpenzimesh specifike ne faturat e importeve.Celja ne sistem a artikujve me atributet perkatese. Regjistrimi I cmimeve te shitjes ne sistem sipas informacionit te marre nga Produkt menaxheret.
• Analiza dhe raportimi I blerjeve dhe shpenzimeve te biznesit.
•Perllogaritje e kostove te artikujve, rivleresimi kostove ne cdo rast nevoje,monitorimi I marzhit te fitimit per artikujt e shitur.
•Rakordimi periodik me furnitoret brenda dhe jashte, mbajtja e te dhenave te sakta financiare per furnitoret ne lidhje me marreveshjet me ta per kreditimet,bonuset ,afatet e maturimit dhe pagesat e faturave.
• Mbajtja e dokumentacionit respektiv te finances ne arkive fizike dhe dixhitale ne mënyre korrekte me të gjitha të dhënat e nevojshme për të maksimizuar eficenzen e departamentit të finances ( dosje përkatëse të klient/furnitorëve, arkës/bankës, të punonjësve dhe listpagesave, të aseteve etj)
• Mbajtja e Inventari,nxjerrje rezultati final dhe regjistrim i levizjeve per artikujt ne sistem.
• Pregatitja e transfertave bankare dhe ekzekutimi i tyre online ose fizikisht neper banka.Kontabilizimi ne sistem e te gjitha pagesave me banke.
•Organizimi I transportit per importet nga Furnitore tek Biznesi nepermjet vleresimit te ofertave me te mira te marra nga kompanite e tranportit .Mbajtja e evidencave te sakta ne lidhje me to .Kordinimi sa më me eficence I tyre.
• Planifikimi I sakte I cash flow ne bashkepunim me pjesen tjeter te departamentit te finances ne menyre qe te optimizohet dalja e pagesave ne kohe te furnitoret dhe detyrimet e tjera te Biznesit.

Kualifikimet / Kërkesat

Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere: 1.Të kenë mbaruar arsimin e lartë, preferohet Ekonomik (Administrim Biznesi ose te ngjashme).
2. Të njohin shumë mirë gjuhën angleze (kusht i domosdoshëm).
3.Të kenë njohuri dhe experience pune shume të mira me programet kompjuterike si Microsoft office/excel, alfa business, alfa web etj.
4. Të jetë krijues/e, energjik/e, të marrë përgjegjësi dhe të jetë i/e aftë të zgjidhë problemet.Aftësi të shkëlqyra ndërvepruese me kolegë, partnerë biznesi dhe nivele të larta menaxhimi.Të jetë i/e organizuar dhe metodik, i/e motivuar, proaktiv/e .


Shënime


Application Procedure:Kandidatet e interesuar mund te dergojne CV e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike jobs@albamedia.al
Vetem kandidatet e perzgjedhur do te thirren per interviste në Zyrat tona qendrore!
Work conditions: Albamedia offers an attractive benefit package, including a fair remuneration based on merit and performance evaluation.* All applications will be treated with strict confidentiality according to the law No- 9887 set by the Albanian Parliament for the "Protection of Personal Data".


 


Apply
Back
Top