• Tirane, ofroj vend pune Database Administrator

Implementon, konfiguron dhe mirëmban bazat e të dhënave, ndërfaqet dhe aplikacionet software, për të siguruar në cdo kohë disponueshmërinë dhe performancën e qëndrueshme të sistemeve të informacionit të kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore:
1. Përgjegjës për monitorimin e performancës, integritetin dhe sigurinë e bazave të të dhënave, ndërfaqeve të komunikimit midis tyre dhe aplikacioneve software duke garantuar funksionalitetin e sistemeve të informacionit në 99% të kohës;
2. Analizon dhe zgjidh ceshtjet e integritetit dhe performancës, bllokimet, replikimin e problemeve, konektivitetin dhe cështjet e sigurisë së sistemeve dhe bazave të të dhënave;
3. Kryen detyrat periodike të mirëmbajtjes sipas procedurave të miratuara të njësisë (arshivim, manaxhim të madhësisë, shpërndarje dhe organizim i të dhënave të skedareve, korrigjim të mospërputhjeve të të dhënave, indeksim apo ndryshim të mjeteve të kërkimit, kalibrim të parametrave të databazave, procedurat e mbylljes së ditës, rimëkëmbje të sistemeve, etj);
4. Mirëmban ambjentet e zhvillimit, prodhimit dhe testimit, si dhe ruan skedaret që tregojnë ndryshimet e aplikuara në bazat e të dhënave;
5. Indentifikon në kohë gabimet dhe problemet e sistemeve dhe i adreson ato tek zhvilluesit e brendshëm ose të jashtëm. Përgjegjës për të ndjekur komunikim me palët deri në dhënien e zgjidhjeve përfundimtare, testimin dhe zbatimin e tyre në sisteme;
6. Siguron që serverat hostues dhe bazat e të dhënave kanë kopje rezervë funksionale dhe të testuar për të përmbushur objektivat e biznesit në lidhje me kohën dhe pikën e rimëkëmbjes së të dhënave;
7. Konfiguron mjete për monitorimin e shërbimeve dhe identifikimin e problemeve të sistemeve që të dërgojnë njoftime automatike në rastet e dështimeve edhe pas orarit zyrtar të punës apo gjatë fundjavës;
8. Mban të azhornuar aplikacionet dhe bazat e të dhënave, teston dhe instalon paketat për riparimin e problemeve dhe implementimin e versioneve të reja, rimëkëmb dhe konfiguron platformat e sistemeve të informacionit në rastet avarie;
9. Aplikon ndyshime në kodin burim të bazave të të dhënave dhe implementon shërbime dhe ndërfaqe të reja midis sistemeve të ofruara nga zhvilluesit e brendshëm ose të jashtëm duke siguruar që këto ndryshime operojnë në mënyrë të besueshme;
10. Përcakton dhe konfiguron profilet dhe privilegjet e përdoruesve në serverat dhe bazat e të dhënave. Ofron suport të nivelit 2 ndaj përdoruesve, si dhe paraqet nevoja për ndryshime nevoja për ndryshime bazuar në reagimet e tyre;
11. Vlerëson sistemet aktuale dhe identifikon nevojat e bazave të të dhënave duke analizuar aplikacionet ekzistuese dhe proceset e departamentit, kuntribuon në përcaktimin e lidhjeve logjike dhe automatizimin e proceseve të biznesit;
12. Rekomandon zgjidhje duke përcaktuar strukturën fizike, vetitë funksionale, sigurinë, kopjet rezervë, specifikimet e rimëkëmbjes së bazave të të dhënave, alokimin e hapësirave fizike për ruatjen e të dhënave të sistemeve duke parashikuar kërkesat në të ardhmen;
13. Ndërton dhe vendos në përdorim procedura të reja të mirëmbajtjes, ruajtjes dhe replikimit të të dhënave si dhe plane të rimëkëmbjes së sistemeve;


Kërkesat kryesore:

1. Edukimi - Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike ose degë të ngjashme.
2. Eksperienca - Minimumi 2 vjet eksperiencë në administrimin e bazave të të dhënave dhe sistemeve bankare.
3. Aftësitë Teknike - Sistemet e operimit Windows, Linux, Android. Bazat e të dhënave relacionale SQL Server, Oracle, MySQL, PostgreSQL dhe jBase. Gjuhët e programimit Java, .NET, PHP (HTML/XML), jQL. Shërbimet IIS, Apache, Jetty dhe FTP.
4. Çertifikata - Zotërimi i certifikatave të Microsoft, jbase etj.
5. Gjuhë të Huaja - Anglisht.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 10 Mars 2017.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top