• Shkoder, ofroj vend pune (senior) Specialist finance/kontabilist


"SM Consulting" shpk
SHËRBIME MENAXHERIALE & FISKALE, TRAJNIME, FINANCE E KONTABILITET



SM Consulting shpk eshte nje kompani konsulence, e cila ne themel te saj ka profesionalizmin dhe inovacionin, duke mbajtur lart standartet. Ajo operon suksesshem ne qytetin e Shkodres dhe Lezhes, dhe po zgjerohet shpejt dhe ne Tirane. Kompania ofron konsulence financiare, kontabilitet dhe finance, perpilim pasqyrash financiare, ndermjetesim ne tregun bankar dhe trajnime.
Qellimi jone te ofrojme konsulencen financiare, manaxheriale dhe trajnimet me te mira ne treg.
Motoja jone eshte: Klient i kenaqur, sherbim i realizuar.
Me qellim qe te realizojme misionin dhe te perforcojme kapacitetet e brendshme po kerkojme te punesojme nje:
(Senior ) Specialist finance/ kontabiliteti
Pergjegjesite kryesore:
- Manaxhim i portofolit te klienteles
- Takime me klientet ne terren (Shkoder-Tirane)
- Kontabilizim faturash ne sistemin operativ Alpha Business
- Rregjistrime te tjera kontabel te nevojshme mujore
- Deklarime online ne sistemin e tatimeve
- Suport ne perpilimin e pasqyrave financiare
- Mbajtje llogarie dhe rakordim me zyren e tatimeve
- Deklarime dhe mbajtje marredhenie me zyrat perkatese te Inspektoriatit te punes, Zyres se punes, Inspektoriatit ushqimor etj
- Rakordime me zyren e doganes per rregjimin e perpunim pasiv
- Mbajtje ne rregullt te dokumentacionit dhe dosjeve te klienteve
- Ndjekje te detyrave sipas afateve, emaileve dhe kerkesave te klienteve


Kerkesat
- Diplome Universitare ne Ekonomik (preferohet finance)
- Aftesi shume te mira komunikuese dhe personale
- Person qe ka deshire punen, meson shpejt dhe merr pergjegjesi persiper
- Person i vet-motivuar, dinamik dhe ne gjendje te punoje ne menyre autonome
- Te kete njohuri shume te mira ne gjuhen italiane dhe angleze
- Njohuri shume te mira te programit te finances Alpha Business
- Konsiderohet aset nese ka eksperience pune ne kontabilitet apo zyra finance
- Konsiderohet aset nese ka eksperience me pune me biznese qe punojne nen rregjimin e perpunimit pasiv, rakordimeve me doganen per RPA.
- Aftesi shume te mira pune me Microsoft Office, sidomos excel
- Preferohet te kete leje drejtimi per veture dhe deshire per te punuar dhe jashte zyres
- Aftesi per te punuar ne grup dhe nen presion

Ne do ju ofrojme nje ambjent te kendshem pune, pune ne skuader dhe sfida te perditshme.
Nuk do tju mungoje suporti dhe trajnimi. Paga do tju ofrohet sipas ekspertizes, punes qe merret persiper. Komisione per cdo terheqje te klienteve te rinj.

Dergoni CV tuaj ne formatin EU dhe nje leter motivimi jo me vone se 1 Mars 2017, ne adresen
smconsultingshpk@gmail.com

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.
 


Apply
Back
Top