• Elbasan, ofroj vend pune Drejtor Dege

Qëllimi i punës:

Zhvillon biznesin e NOA për të gjitha segmentet e klientëve në zonën gjeografike nën mbikëqyrjen e tij / saj, duke siguruar në këtë mënyrë arritjen e Planit të Biznesit dhe si rrjedhojë objektivat mujore dhe vjetore të miratuara. Siguron se niveli i cilësisë së shërbimit të ofruar në degë është në përputhje me standardet dhe procedurat e kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore:
· Siguron arritjet e Planit të Biznesit të aprovuar nga Drejtori Ekzekutiv, në përputhje me rregullat dhe procedurat në fuqi në institucion
· Zbaton strategjitë e NOA-s dhe siguron që politika e biznesit të institucionit dhe vlerat korporative, zbatohen dhe mbikëqyren menjëhere, ne veçanti referuar produkteve te reja dhe procedurave;
· Planifikon, organizon, kontrollon dhe monitoron aktivitetet e degës për të optimizuar burimet
· Drejton Komitet e Kredisë sipas nivelit të aprovimit të tij/saj
· Organizon promocionin direkt duke monitoruar dhe analizuar zhvillimin e segmenteve të ndryshme në treg dhe strategjinë dhe ofertat e konkurencës
· Monitoron cilësinë e portofolit të kredisë
· Drejton, zhvillon, trajnon dhe motivon punonjësit nën përgjegjësinë e tij / saj
· Vazhdimisht rishikon dhe mat aktivitetet e ekipit kundrejt objektivave të tyre të performancës

Kërkesat kryesore:
· Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme
· Eksperiencë profesionale në shitje, analiza Financiare dhe menaxhim i stafit
· Eksperiencë pune të paktën 2 vjet si Drejtor Dege ose 4 vjet në një pozicion shitje në nje institucion financiar
· Aftësi shumë të mira organizative dhe të manaxhimit të kohës
· Aftësi lidershipi, mbikqyrjeje dhe, mentorimi
· Aftësi shumë të mira vendim marrje
· Aftësi shumë të mira të foluri dhe shkrimi në Anglisht
· Aftësi shumë të mira kompjuterike

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin tonë online http://www.noa.com.al/rekrutime/ , i cili duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 15 shkurt 2017.
 
Back
Top