• Tirane, ofroj vend pune Specialist(e) Finance / Kontabiliteti

Bilanc Sh.p.k është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004 në Tiranë, e pranishme në mbi 2000 biznese me programet e saj kompjuterike. Produktet tona janë të pozicionuara mjaft qartë dhe me vendosmëri si programet më cilesore në treg.
Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, Bilanc Sh.p.k fton çdo të interesuar që dëshiron t’i bashkohet Departamentit tonë të Financës të aplikojë për pozicionin e punës si më poshtë:

Pozicioni: Specialist(e) Finance / Kontabiliteti


Detyrat dhe përgjegjësitë
:
· Asistencë në përdorimin / implementimin e programeve për klientët e kompanisë
· Trajnimi i klienteve ekzistues dhe të rinj
· Pjesëmarrje në takime me klientët ekzistues dhe prezantime në klientë potenciale
· Regjistrimi i veprimeve financiare/kontabël të kompanisë

Kualifikime dhe Kërkesa:
· Diplomë Master në Financë ose Kontabilitet.
· Preferohet përvojë 2 vjeçare punë si financier/kontabilist
· Njohje shume e mirë e gjuhës angleze

Aftësi:
· Aftësi në vendim-marrje
· Të jetë plotësisht përgjegjëse, e organizuar dhe e pavarur
· Aftesi per te trajnuar / shpjeguar
· Të ketë aftësi analitike

Kompania ofron:

· Trajnim të plotë
· Pagesë të kënaqshme
· Vlerësim në bazë të performancës
· Pavarësi në punën e përditshme

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre, me subjekt
"Aplikim për pozicionin Specialist(e) Finance / Kontabilitet", në adresën elektronike: hr@bilanc.com
brenda datës 31 Janar 2017.

Aplikimi duhet të përmbajë:
· CV-në e kandidatit
· Letër Referencë (nëse ka)

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.


Tel. : 044 500 222 Ext.1
Cel. : 067 60 377 28
 


Apply WhatsApp
Back
Top