• Tirane, ofroj vend pune Specialist në Departamentin e Implementimit & Testimit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
Bilanc Sh.p.k është një kompani shqiptare e themeluar në vitin 2004 në Tiranë, e pranishme në mbi 2000 biznese me programet e saj kompjuterike. Produktet tona janë të pozicionuara mjaft qartë dhe me vendosmëri si programet më cilesore në treg.

Për të mbështetur rritjen e vazhdueshme të kompanisë, Bilanc Sh.p.k fton çdo të interesuar që dëshiron t’i bashkohet Departamentit tonë të Implementimit & Testimit të aplikojë për pozicionin e punës si më poshtë:

Pozicioni: Specialist në Departamentin e Implementimit & Testimit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

· Testimi i programeve mobile, web apo platforma të tjera të zhvilluara nga kompania.
· Testimi i elementeve të sigurisë, performancës apo paraqitjeve grafike të të dhënave.
· Reagim të shpejtë ndaj situatave problematike.
· Ruajtja e konfidencialitetit të punës.
· Konfigurimi i sistemeve te operimit : Windows 7, 8, 10, Server 2008 dhe 2012.
· Konfigurimi i rrjeteve LAN/Wireless.
· Administrim i Microsoft SQL Server.

Kualifikime dhe Kërkesa:
· Diplomë Universitare në degët Informatikë, Informatikë Ekonomike ose ekuivalente me to.
· Studimet Master ne deget e mesiperme perbejne avantazh (Mundësi aplikimi edhe për studentet në vitin e fundit Master)
· Preferohet përvojë pune 1 vjeçare
· Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
· Koha : Part Time / Full Time

Aftësi:
· Aftësi në vendim-marrje
· Të jetë plotësisht përgjegjës, i organizuar dhe i pavarur
· Të ketë aftësi per analizimin e detajuar të problemeve.
· Të jetë i aftë të punojë në grup

Kompania ofron:
· Trajnim të plotë
· Vlerësim në bazë të performancës
· Pavarësi në punën e përditshme

Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre , me subjekt
"Aplikim për pozicionin në Departamentin e Implementimit dhe Testimit", në adresën elektronike: hr@bilanc.com, brenda datës 31 Janar 2017.

Aplikimi duhet të përmbajë:
• CV-në e kandidatit

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.


Tel. : 044 500 222 Ext.1
Cel. : 067 60 377 28
 


Apply WhatsApp
Back
Top