• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Logjistike

EPPC Albania kërkon një Menaxher Logjistike për klientin e saj, i cili është një ndër kompanitë më të mëdha që operon në në sektorin e shitjeve me shumicë dhe pakicë.

Përgjegjësitë Kryesore:

· Planifikon dhe organizon zhvillimin e infrastrukturës së zinxhirit të furnizimit;
· Përgjegjës për koordinimin e porosive për klientët dhe magazinën;
· Menaxhon dhe koordinon të gjitha proceset e punës në magazinë;
· Planifikon dhe mbikqyr asetet dhe infrastrukturën logjistike;
· Monitoron të gjitha kostot e transportit;
· Përgjegjës për mirëmbajten e ambienteve të kompanisë;
· Krijon politika dhe proçedura për aktivitetet logjistike;
· Përgatitja e raporteve të ndryshme sipas kërkesave nga eprori i drejtpërdrejtë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Arsim i lartë, (Fakulteti Ekonomik përbën avantazh;)
· Përvojë e mëparshme jo më pak se 3 vjet në pozicione të ngjashme;
· Të zotërojë shumë mirë paketën MS Office; (Excel)
· Të njohë programet financiare; (programi financiar “Navision” përbën avantazh)
· Aftësi shumë të mira organizative dhe koordinuese;
· Të zotëroj patentë për drejtim automjeti.

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher Logjistike;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 45 orë në javë;
Udhëtime pune: Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 27.01.2017.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it:

recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet. Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
 


Apply
Back
Top