• Elbasan, ofroj vend pune Oficer Kredie i Lartë

Elbasan
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
Qëllimi i punës:

Identifikon mundësi shitje, gjeneron klientë të rinj ndërsa realizon arritjen e objektivave individualë dhe siguron një shërbim të shpejt dhe profesional për klientët potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie të shëndetshme dhe cilësore. Mbështet integrimin e Oficerëve të rinj të Kredisë duke i trajnuar dhe duke i këshilluar ata në zhvillimin e tyre profesional. Gjithashtu ndihmon Drejtorin e Degës në detyrat operacionale në degë.

Përgjegjësitë kryesore:

· Analizon tregjet potencialë në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme dhe të zhvillojë një plan kërkimor dhe identifikon klientë potencialë, individë ose biznese në nevojë për financim dhe i bind ata për të marrë kredi nga kompania;
· Takohet me klientët potencialë për t’i informuar rreth produkteve dhe kushteve të kredisë;
· Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues;
· Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
· Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
· Siguron këshillim financiar dhe shërbim klientësh cilësor;
· Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
· Menaxhon marrëdhënien me klientët, duke ju dhënë zgjidhje kërkesave dhe ankesave;
· Zhvillon dhe mban njohuri shumë të mira mbi produktet;
· Drejton gjetje të thelluara faktesh dhe analizash financiare dhe u sugjeron zgjidhje të mundshme aplikantëve për kredi;
· Kryen verifikime kredie, bazuar në aprovimin e Komitetit të Riskut, mbi kreditë nën kodin e tij/saj dhe mbi kreditë e Oficerëve të tjerë nëse kërkohet;
· Siguron trajnim dhe mentorim të përditshëm për Oficerët e rinj duke bërë të mundur integrimin më të shpejtë të tyre në institucion;
· Kryen të gjitha detyrat dhe ndërmerr të gjitha përgjegjësitë e Drejtorit të Degës gjatë mungesës së tij sipas procedurës në fuqi për zëvendësimin e Drejtorit të Degës;
· Mbështet Drejtorin e Degës në përgatitjen e raportimeve dhe në takimet ditore të degës, sa herë që i kërkohet.

Kërkesat kryesore:

· Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose në fusha të tjera të ngjashme;
· Eksperienca e Punës e preferueshme 3 vjet si Analist Kredie ose të paktën 2 vite eksperiencë në pozicione të ngjashme;
· Ekspertizë profesionale në fushat e shitjes, marketingut, negocimit dhe analizave;
· Aftësi shumë të mira për të tërhequr, menaxhuar dhe zhvilluar marrëdhënie biznesi;
· Aftësi të shkëlqyera komunikimi (verbale, në të shkruar dhe në dëgjim aktiv);
· Profil i orientuar në mënyrë të shkëlqyer drejt objektivit;
· Aftësi të treguara për të arritur objektivat e shitjes;
· Aftësi për të ndërtuar marrëdhënie pozitive brenda kompanisë dhe i aftë të ndërtojë ekspertizë profesionale me integritet dhe përkushtim;
· Lojtar i shkëlqyer skuadredhe aftësi të mira të ndërtimit të skuadrës;
· Kapacitet për të trajnuar të tjerët.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në http://www.noa.com.al/rekrutime/. Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 20 janar 2017.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për testim me shkrim.
 
Back
Top