• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
PËR KLIENTIN TONË, NJË SHOQËRI QË OFRON SHËRBIME KONSULENCE FINANCIARE DHE FISKALE PËR NJË PAKETË KLIENTËSH NË SHQIPËRI, JEMI NË KËRKIM TË KANDIDATËVE TË KUALIFIKUAR PËR POZICIONIN E MËPOSHTËM:

EKONOMIST/E


Rreth pozicionit:

Kandidati(ja) që ne po kërkojmë do të menaxhojë një portofol klientësh për tu siguruar që ata të marrin një shërbim cilësor në të gjitha aspektet.

Kërkesat dhe Kualifikimet:

• Minimumi 3-5 vjet përvojë.
• Diplomë universitare, preferohet në Kontabilitet/ Financë.
• Do të kenë përparësi kandidatët me kualifikimet profesionale.
• Njohuri të shkëlqyera të SKK dhe mundësisht edhe të SNRF.
• Aftësi të forta në komunikim dhe shkrim në anglisht dhe shqip (gjuhë të tjera përbëjnë avantazh).
• Aftësi për të menaxhuar dhe udhezuar anetarët më të rinj te ekipit në punët e përditshme.
• Aftësi për të punuar edhe në mënyrë të pavarur, edhe si pjesë e një ekipi me profesionistë në të gjitha nivelet.
• Aftësi për të përcaktuar përparësitë, detyrat dhe për të menaxhuar paqartësitë.
• Vëmendje e spikatur ndaj detajeve dhe respektimit të afateve.
• Fleksibilitet, aftësi për të reaguar shpejt ndaj kërkesave të reja, prioriteteve apo ndryshimeve.

Ofrojmë:
• Ambjent pune dinamik.
• Mundësi reale për zhvillim profesional dhe personal.
• Pagë tërheqëse dhe konkurruese.

Kandidatet që plotësojnë kriteret e mësipërme mund të dërgojnë CV-në e tyre në adresën email: apply@netrecruit.al, duke specifikuar pozicionin në linjën e subjektit.
 


Apply
Back
Top