• Tirane, ofroj vend pune Sekretari

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Asistence | Sekretari | Backoffice
Gjuha
APLIKIM PËR SEKRETARI MËSIMORE

SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana” shpall vend të lirë pune për pozicionin sekretare mësimore:

Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Përgjigjet për regjistrimin e kandidatëve të shpallur fitues pranë SHPAL “Universiteti Metropolitan Tirana”, sipas procedurave të përcaktuara me vendimet dhe udhëzimet e MAS-it, Rektorit/Dekanit duke plotësuar kërkesat e tyre.
  • Është përgjegjëse për procesin e diplomimit, dokumentimin dhe arkivimin e tij.
  • Administron / Plotëson / Është përgjegjëse për rregjistrin themeltar/ regjistrat e notave/ regjistrat e kursit etj.
  • Menaxhon sekretarinë on-line, pajis studentët me dokumentacionin e kërkuar.
  • Është përgjegjëse për proceset mësimore dhe të provimeve, për dokumentimin dhe arkivimin e tyre.
  • Ndjek dhe arkivon të gjitha procedurat mbi matrikulimin.
  • Zbaton çdo detyrë tjetër të eprorit/ëve brenda tagrit ligjor.

Kriteret e kandidatit:


  • Të ketë arsim të lartë.
  • Të ketë përvojë pune në sekretari mësimore. Përparësi kanë kandidatët me eksperiencë mbi tre vite.
  • Të kenë kryer, me dëshmi, specializime e kualifikime të ndryshme që lidhen me vendin e punës.
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe kërkuese për realizimin e detyrave në arsimin e lartë.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në paketat Microsoft Office dhe Excel.
  • Të njohë sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri.
  • Njohje e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh.

Dokumentet e kërkuara:

· CV e hollësishme e kandidatit në gjuhën shqipe.
· Letër motivimi ku shprehen qartë interesat profesionale në fushën e aplikuar.
· Diplomë studimi/ listë notash.
· Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm.

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në info@umt.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore, deri më datë 10.12.2016
Për më shumë informacion : www.umt.edu.al




Tel. : 0696070111

Cel. : 0693530570
 


Apply WhatsApp
Back
Top