• Tirane, kerkohet Asistente Kontabiliteti prane Departamentit te Finances dhe Kontabilitetit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Finance-Specialist | Banke / Sigurime
Gjuha
Shoqeria Spririt Travel & Tours ushtron aktivitet qe prej vitit 2013 si agjenci udhetimi
duke perfshire nje game te gjere aktivitetesh te tjera si perfaqesi e kompanive ajrore.


Shoqeria kerkon nje Asistente Kontabiliteti per pozicionin vakant prane Departamentit te Finances dhe Kontabilitetit.
Kandidatja duhet te plotesoje detyrat dhe kriteret si me poshte:

Detyrat

· Regjistrimi i dokumentacionit ne kontabilitet (Fatura, Arka,Banka), si dhe te bej ndjekjen e tyre;
· Mbajtja e marredhenieve dhe rakordimi me klientet, furnitoret;
· Mbajta e sistemit të kontabilitetit sipas legjislacionit tatimor dhe parimeve kontabel;
· Komunikimi dhe koordinimi i punës me Tatim Taksat,QKB, Bankat Sigurimet etj;
· Menaxhimi i arketimeve dhe pagesave nepermjet sistemit bankar dhe arkës;
· Arkëtimet, pagesat dhe mbajtja e gjendjes ditore;
· Te zbatoje politikat, drejtimet dhe proçedurat e kompanise.

Kualifikimet / Kërkesat

· Diplome universitare ne Fakultetin e Ekonomise; (preferohen kanditate me mesatare mbi 8)
· Te kete njohuri shume te mira te paketes baze MS Office (windows, excel; Power Point) Programit Financa 5;
· Te kete pervoje pune 1-2 vjet ne profil te njejte;
· Te kete aftesi te mira ne kontabilitet;
· Te kete aftesi te mira menaxhimi;
· Te kete njohuri shume te mira te gjuhes Angleze.

Duhet t'i permbahet ketyre rregullave:
· Te kete perkushtim maksimal gjate orarit te punes;
· Te jete e komunikueshme me koleget dhe e gatshme ne çdo kohe te japin ndihmen e tyre per nevojat e kompanise.
· Te karakterizohet nga ndershmeria, integriteti dhe korrektesia.
· Te kete aftesi organizative, kreative dhe te ndihmoje ne dhenien e ideve te reja.
· Te eci me te njejtin hap me qellimet dhe synimet e kompanise.
· Te ruaj konfidencialitetin dhe te kete etike te larte profesionale

Shënime

Ky pershkrim pune nuk eshte gjitheperfshires. Punemarresi mund te kryeje dhe detyra te tjera per plotesimin e nevojave te kompanise.
• Te gjithe te interesuarit duhet te dergojne CV, si dhe te percaktojne pozicionin per te cilen aplikojne, ne email: hr@spirit.travel brenda dates 14/12/2016;
• Kerkohet kandidate femer.
• Ju informojme se vetem kandidatet e perzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do te njoftohen per interviste.
 


Apply
Back
Top