• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Finance

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
GLOBE GROUP kërkon të punësojë një Menaxher Finance:

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Sigurimi dhe interpretimi i informacionit financiar;
• Formulimi i planeve strategjike dhe afatgjata te biznesit;
• Analizimi i ndryshimit dhe ofrimi i keshillimit në lidhje me këto ndryshime;
• Kërkimi dhe raportimi i faktorëve që influencojnë përformancën e biznesit;
• Analizimi i konkurrentëve dhe tendencave të tregjeve;
• Zhvillimi i mekanizmave të manaxhimit financiar që minimizojnë riskun financiar;
• Realizimin e studimeve dhe vlerësimeve mbi mundësitë e reduktimit të kostove;
• Manaxhimin e kontabilitetit financiar të kompanisë, monitorimit dhe sistemeve raportuese;
• Zhvillimin e marrëdhënieve të jashtme me personat e duhur si bankierë dhe përfaqësues të institucioneve të tjera financiare;
• Prodhimin e raporteve financiare të qarta në afatet specifike;
• Menaxhimi i buxheteve;
• Gjetjen e burimeve të reja të financës për lehtësimin e detyrimeve të kompanisë;
• Mbikqyrje e ngushtë e stafit;
• Qëndrimi në kontakt dhe reflektimi i shpejtë i ndryshimeve në legjislacionin në përgjithësi dhe atë financiar më në veçanti.

Kërkesat profesionale të vendit të punës :
• Të ketë njohuri shumë të mira në kontabilitet dhe financë;
• Të ketë njohuri të përgjithshme të biznesit dhe menaxhimit;
• Të ketë njohuri në ekonomiks;
Të jetë shumë i mirë në matematikë dhe statistikë;
Të jetë i aftë në zgjidhjen e problemeve dhe iniciativë;
• Të ketë aftësi negociuse dhe për të influencuar të tjerët;
• Të menaxhojë mirë kohën dhe të vendosë prioritetet e duhura;
• Aftësi për të qënë racional dhe i shpejtë në vendime;
• Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit, veçanërisht Excel, njohuri mbi programet financiare që përdoren në biznes;

Kërkesa të veçanta të kandidatëve:
• Të jëte i fokusuar ndaj detajeve;
• Të jetë i komunikueshëm, të jetë kembengules;
• Të jetë i aftë të punojë në grup;
• Të jetë i aftë të drejtojë dhe të motivojë të tjerët;
• Të jetë i aftë të punojë nën stres dhe situata emergjence.

Arsimimi
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Financë Kontabilitet, Ekonomiks, apo Menaxhim.
• Preferohet të ketë mbaruar studimet Master në fushat e mësipërme dhe të ketë të paktën 5 vite eksperiencë pune në fushën e menaxhimit financiar të biznesit (institucionit).

Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë këto kërkesa duhet të dërgojnë CV me fotografi në adresën e e-mail njoftimed@gmail.com deri dt 31 / 12 / 2016.
 


Apply
Back
Top