• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi ne kantier ( M )

Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
7 Blloku Ambasadave | Inxh. Ndertimit
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, i cili është një kompani shqipëtare që ka si aktivitet të saj fushën e ndërtimit, jemi duke kërkuar:

Inxhinier Ndertimi ne kantier ( M )


Kërkesat për pozicionin:


- Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Ndërtim
- Minimumi 5 vjet eksperiencë pune në zbatim
- Të paktën 3 vite eksperiencë pune në objekte rezidenciale/civile ( ne total 7 - 10 vite eksperience pune si Inxhinier ndertimi ne zbatim/kantier)
- Preferohen kandidate qe kane punuar ne projekte te huaja si Inxhinier Ndertimi

- Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale

Aftësitë: I referohen një grupi cilësish dhe kualifikimesh që Punëmarrësi duhet të ketë për tu konsideruar kandidat potencial për pozicionin respektiv të punës. Një Inxhinier Civil duhet të gëzojë aftësitë e mëposhtme:
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese
• Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve
• Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët
• Aftësi të shkëlqyera të përdorimit të e*mail
• Shkathtësi, informacion, efiçiencë maksimale, vëmendje në detaje, profesionalizëm
• Aftësi në kryerjen e disa proçedurave njëkohësisht
• Aftësia për të menduar në mënyrë metodike, për të hartuar, planifikuar dhe menaxhuar projekte
• Aftësia për të ruajtur një pasqyrë të plotë të projekteve duke përfshirë detaje teknike
• Aftësi negociuese, mbikëqyrëse dhe drejtuese në kombinuar me aftësinë për të deleguar detyra

Detyrat kryesore:

• Përgjegjësitë: I referohen funksioneve kryesore të Inxhinierit Civil dhe listohen si më poshtë:
• Ing. Civil ndërmerr studime teknike dhe të fizibilitetit duke përfshirë hetimet në terren
• Ing. Civil përdor një gamë të paketave kompjuterike për zhvillimin dhe hartimin e hollësishëm të projekteve në ndërtim
• Ing. Civil krijon ndërlidhje me klientë të shumëllojshëm duke përfshirë këtu profesionistë të fushës së tij/saj dhe të fushave të tjera duke përfshirë arkitektë dhe nënkontraktorë
• Parashtron zgjidhjen e projektimit dhe zhvillimit të problemeve
• Kujdeset për menaxhimin e buxhetit dhe për burimet e projektit
• Ing. Civil kujdeset dhe sigurohet që projekti është në përputhje me kërkesat ligjore
• Ing. Civil i kushton rëndësi të veçantë vlerësimit dhe qëndrueshmërisë dhe ndikimit mjedisor të projekteve në zbatim duke u siguruar që projektet të zhvillohen normalisht dhe strukturat përkatëse të jenë përfunduar brenda buxhetit dhe kohës së përcaktuar.



Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:[B]info@albapunesim.al[/B].
Ju lutem shënoni tek subjekti: Inxhinier Ndertimi ne kantier ( M )
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste
 


Apply
Back
Top