• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Elektrik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

INXHINIER ELEKTRIK

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Inxhinieri Elektrik ndjek dhe mban përgjegjësi për te gjitha aspektet e nje projekti qe lidhen me fushen e zbatimit dhe projektimit te sistemeve elektrike.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar;
  • Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkotraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
  • Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase;
  • Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke prëgatitur preventivin total;
  • Identifikon, tregun e materialeve dhe të instalatoreve elektrike vendas ose të huaj dhe kordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;
  • Kordinon punen midis grupeve tëndryshme instalatore;
  • Prëgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike ,ne përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
  • Hartimin dhe kontrollin e situacioneve mujore;
  • Hartimin dhe mbikqyrjen, mirëmbajtjen periodike të sistemit të instalimeve elektrike gjatë fazës të shfrytëzimit;
  • Përpilon dhe koordinon punën për prëgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike;
  • Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Elektrike;

Eksperiencë Pune: Minimumi 7 vjet eksperiencë pune si Inxhinier Elektrik;

Aftësi:


  • Eksperiencë pune, eksperiencë në sistemet elektrike të LV dhe ELV, sistemet e HVAC, sisteme BMS, etj;
  • Aftësi koordinimi në punime elektrike;
  • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektrike;
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit.
  • Eksperiencë në CAD dhe MS;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim si dhe aftësi të mira për punë në grup;
  • Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Nentor 2016



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top