• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Mekanik

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Inxh. Ndertimi
Gjuha
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

INXHINIER MEKANIK

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE


Inxhinieri Mekanik përfshihet dhe mban përgjegjesi në të gjitha fazat e një projekti ndërtimi, nga puna fillestare kërkimore në zhvillimin e projektimit deri në fazat finale të instalimit dhe kolaudimit perfundimtar.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Inxhinieri Mekanik skicon produkte mekanike dhe elektromekanike dhe sisteme duke zhvilluar dhe testuar specifikimet dhe metodat;
  • Inxhinieri Mekanik harton dhe zbaton modifikimet e kostove efektive të pajisjeve për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë, besueshmërisë dhe xhiros;
  • Inxhinieri Mekanik zhvillon specifika të projektit të ndërtimit duke bashkëpunuar me Inxhinierë të fushave të tjera;
  • Inxhinieri Mekanik zhvillon, teston dhe vlerëson hartime të ndryshme teknike;
  • Përdor punën kërkimore, aftësitë analitike e konceptuale dhe aftësitë planifikuese ndihmuar në veçanti nga matematika dhe programet kompjuterike;
  • Inxhinieri Mekanik ka përgjegjësinë të marrë parasysh implikimet e çështjeve të tilla në punën e tij si kosto, çështjeve të sigurisë dhe kufizimeve kohore;
  • Inxhinieri Mekanik ka përgjegjësinë të punojë me profesionistë të tjerë, brenda dhe jashtë sektorit Inxhinierik.
  • Inxhinieri Mekanik diskuton dhe kujdeset për zgjidhjen e problemeve komplekse me nënkontraktorët, dhe furnizuesit;
  • Inxhinieri Mekanik menaxhon projekte duke përdorur parimet dhe teknikat inxhinierike;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Mekanike;

Eksperiencë Pune: Minimumi 10 vjet eksperiencë pune si Inxhinier mekanik;

Aftësi:


  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim si dhe aftësi të mira për punë në grup;
  • Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
  • Nivel të avancuar të njohurive kompjuterike, AutoCad;
  • Njohuri të mire të gjuhës Angleze;
  • Qasje kreative për ide të reja dhe njohuri të shkëlqyeshme teknike;
  • Aftësi të shkëlqyera në prezantimin e informacioneve teknike;
  • Aftësi të shkëlqyera konceptuale dhe kontroll inxhinierik;
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim si dhe aftësi të mira për punë në grup;
  • Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Mars 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top