• Tirane, ofroj vend pune Financier

DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

FINANCIER

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Kontrollon saktësine e të gjithë dokumentacionit të magazinave (hyrje, dalje) dhe dokumentat shoqeruese të tyre (faturë, urdhër dorëzimi, fletë kërkese). Kontrolli kryhet si nga ana vizuale (ekstremet e dokumentit ) ashtu edhe për saktësinë e veprimeve;
  • Dorëzon tek Drejtori i Financës faturat e furnitorëve, bashkangjitur kopjet e fletë-hyrjeve, për likujdim;
  • Regjistron në mënyrë kronologjike dokumentat e magazinave në librat e hyrjeve dhe të daljeve;
  • Mban kartelat e magazinave dhe ҫdo muaj rakordon me magazinierët dhe me kartelën financiare. Rakordimi bëhet nëpërmjet shkëmbimit të firmave;
  • Mban dhe azhornon në mënyre kronologjike librat e inventareve në përdorim për ҫdo njësi (zyre, automjet, person etj.);
  • Rakordon me Drejtorin e Financës për analizat dhe gjendjen kontabël të magazinave;
  • Merr pjesë në komisionet e pritjes së mallit (kur caktohet nga Drejtori i Financës);
  • Zbaton aktivitetin e arkës dhe mbyll ҫdo ditë librin e arkës. Përgjigjet për zbatimin e limitit të arkës;
  • Plotëson fleten e inventarit me gjendjen kontabël sipas kartelave, pas rakordimit me kartelën financiare;
  • Detyra të tjera të caktuara nga Drejtori i Financës;


KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Diplomë Universitare në Ekonomi Financë;

Eksperiencë Pune: Minimumi 3 vjet eksperiencë pune si financier/e;

Aftësi:


· Aftësi të shkëlqyera në matematikë dhe programe respektive financiare;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
· Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve;
· Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët;
· Aftësi të mira në komunikim dhe në shkrim të gjuhës angleze;

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Mars 2017



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top