• Tirane, ofroj vend pune Menaxher i Burimeve Njerzore

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim strategjik | Drejtues
Gjuha
GLOBE GROUP kërkon të punësojë një Menaxher të Burimeve Njerëzore:

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Në bashkpunim të ngushtë me CEO dhe menaxherët përkatës dhe në përputhje me strategjinë e rritjes dhe zhvillimit të firmës bën planifikimin për BN j shoqëruar me analiza pune (rishikim të punëve ekzistuese dhe bërjen e plotë për punët e krijuara të reja) duke përcaktuar kështu nevojat për fuqi puntore shtesë, qarkullim apo dhe reduktim të tyre;
• Merr informacion mbi vendet vakante dhe organizon procesin e rekrutimit dhe seleksionimit të stafit, format dhe teknikat që do të përdoren. Ndjek procesin që nga shpallja e vendit vakant deri në intervistimin final dhe marrjen në punë të aplikantit;
• Administron kompensimet, bonuset dhe të gjitha llojet e përfitimeve.;
• Analizon dhe modifikon politikat e motivimit të stafit dhe shtron për diskutim strategjinë e vlefshme për organizatën;
• Planifikon (në bashkpunim me menaxherët e niveleve të ndryshme) planet për trajnimin e orientimit për një lehtësim të integrimit të punonjësve të rinj në kulturën e kompanisë;
• Analizon dhe modifikon politikat e kompensimeve dhe përfitimeve;
• Përcakton dhe vendos në bashkpunim me menaxherët e lartë strategjinë, planet dhe aktivitetet e vlerësimit të përformancës;
• Analizimi i ndryshimit dhe ofrimi i keshillimit në lidhje me këto ndryshime;
• Merret me përpilimin e kontratave, administrimin e tyre në përputhje me legjislacionin përkatës;
• Zhvillimin e marëdhënieve të jashtme me organizata apo institucione që lidhen me rekrutimin, menaxhimin e stafeve dhe talenteve;
• Njohje shumë e mirë dhe qëndrimi në kontakt e reflektimi i shpejtë i ndryshimeve në legjislacionin në përgjithësi dhe Kodit të Punës më në veçanti.

Kërkesat profesionale të vendit të punës :
• Të ketë njohuri shumë të mira dhe eksperiencë pune në Menaxhimin e Burimeve Njerëzore;
• Të njohë mirë Kodin e Punës dhe legjislacionin që lidhet me marëdhëniet e punës;
• Të ketë njohuri të përgjithshme të biznesit dhe menaxhimit;
• Të ketë aftësi negociuse dhe për të influencuar të tjerët;
• Të menaxhojë mirë kohën dhe të vendosë prioritetet e duhura;
• Aftësi për të qënë racional dhe i shpejtë në vendime;
• Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit, veçanërisht Excel;
Të jetë i aftë në zgjidhjen e problemeve dhe iniciativë;

Kërkesa të veçanta të kandidatëve:
• Të jetë i/e shumë i komunikueshëm dhe të menaxhojë mirë emocionet;
• Të jetë i/e aftë të drejtojë dhe të motivojë të tjerët;
• Të jënë të fokusuar ndaj detajeve dhe të jetë kembengules/e;
• Të jetë i/e aftë të punojë në grup;
• Të jetë i/e aftë të punojë nën stres dhe situata emergjence.

Arsimimi
• Të ketë mbaruar arsimin e lartë në Juridik, Menaxhim apo Menaxhim Burime Njerëzore.
• Preferohet të ketë mbaruar studimet Master në fushat e mësipërme dhe të ketë të paktën eksperiencë pune në fushën e menaxhimit menaxhimit të Burimeve Njerëzore.

Ata që e ndjejnë veten të aftë që i plotësojnë këto kritere të domosdoshme të dërgojnë CV me fotografi në adresën njoftime@distribrands.net deri ne dt. 15/12/2016 duke përshkruar detajet e arsimit dhe eksperincës në punë.
 


Apply
Back
Top