• Tirane, ofroj vend pune TekniK Mekanik / Elektromekanik

TEKNIK SERVISI ( MEKANIK / ELEKTROMEKANIK)

Klienti ynë, një kompani ndërkombëtare shumë e njohur në industrinë e makinerive të rënda për ndërtim dhe miniera, është në kërkim të një Tekniku Servisi Mekanik/Elektromekanik.
Tekniku i Servisit kryen shërbimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerive/pajisjeve në vendin e punës dhe tek ambientet e Klientëve.

Përgjegjësitë
:

• Analiza dhe diagnostikimi i defekteve/mosfunksionimit të makinerive.
• Riparimi, zëvendësimi ose rindërtimi i motorëve, transmetuesve, sistemeve të karburantit, friksioneve, boshteve, komponenteve hidraulike duke përfshirë edhe pompat, motorët, valvulat, dhe të gjithë komponentëve të tjerë, sistemeve elektrike dhe kondicionimit.
• Shkrimi i raporteve që dokumentojnë me saktësi diagnozën dhe riparimin e kryer.
• Kryerja e detyrave të caktuara në kohën e duhur, me saktësi dhe efikasitet.
• Krijimi dhe ruajtja e një marrëdhënie të fortë të shërbimit të klientit .
• Detyra të tjera që mund t'i caktohen nga mbikëqyrësi.

Kualifikimet
:

• Diplomë profesionale e shkollës së mesme në Mekanikë ose Elektro -mekanikë.
• Eksperiencë në riparimin e pajisjeve të rënda. Do të konsiderohen dhe kandidatët me pak eksperiencë, që kanë një pasion të lindur dhe kureshtje për të mësuar në lidhje me makinat dhe diagnostikimin.
• Eksperiencë pune me paketën Microsoft Office dhe programeve si Excel dhe Word.
• Njohuritë bazë/mesatare në gjuhën Angleze janë kusht i domsdoshëm
• Pjesëmarrje e rregullt dhe përpikmëri në orare.

Nëse mendoni se i plotësoni kërkesat për pozicionin dhe vërtetë keni pasion dhe dëshirë të specializoheni në makineritë e rënda, na kontaktoni në adresën: expertlane.albania@gmail.com
Aplikimet mbyllen më 20/11/2016
 


Apply
Back
Top