• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Komercial

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
DIMENSION me një experience 10 vjecare të stafit të saj në Menaxhimin dhe Zhvillimin e Burimeve Njerezore, nëpërmjet shërbimeve të ofruara pëcjell për tregun e punës vlerat më të mira profesionale.
Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën menaxhimit të të dhënave dhe arkivimin, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
MENAXHER KOMERCIAL

FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Menaxheri Komercial do të ndihmojë në mbulimin e detyrave manaxheriale, monitoruese dhe tregtare në industrinë ku kompania operon.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË


  • Përgatitja e rasteve të biznesit, listave të çmimeve;
  • Studim dhe gjetjen e klientëve potencial, kontaktimi i tyre, marrëveshjet e bashkëpunimit me klientët;
  • Ofrimi i konsulencës dhe trajtimit të klientëve;
  • Manaxhimi i marketingut ne mediat sociale si Linkedin dhe facebook;
  • Manaxhimi i burimeve njerëzore të stafit nën varësi si dhe detyra të tjera;
  • Të mbulojë detyrat e manaxhimit të magazines si dhe detyra të tjera siç janë hedhja e të dhënave në system, indeksimi si dhe detyra të tjera të kërkuara nga punëdhënësi;
  • Analizat e tregut, konkurentëve, konsumatorëve;
  • Të zhvillojë procesin e shkëmbimit të konteniereve të sigurisë dhe shkatërrimit konfidencial kur i kerkohet;
  • Punojësi duhet të siguroj zhvillimin e biznesit sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së shqipërisë;
  • Të zhvillojë dhe monitorojë aplikimin e planit të biznesit dhe marketing te përcaktuar nga manaxhimi i lartë;
  • Të sigurojë një informacion të mjaftueshëm të nivelit të lartë presidentit të kompanisë dhe të shfaq për problemet e shfaqura zgjidhjet e mundshme sa më efiçente;
  • Siguron zhvillimin cilësor të të gjitha proçedurave administrative dhe manaxheriale të kompanisë;
  • Kryen vlerësimet raportuese të kompanisë dhe personelit;
  • Ofron support dhe konsulencë drejtorit egzekutiv të kompanisë për krijimin dhe respektimin e marrëdhënieve positive me shtetin, politikat e tij dhe palët e treta;
  • Analizon dhe propozon zgjidhje të cilat ulin kostot dhe rrisin të ardhurat;
  • Jep parashikime financiare mbi situatat e ndryshme të kompanisë sipas ndryshimeve të mjedisit makro – ekonomik;
  • Krijimi dhe mbajtja e një marrëdhënieje sa më pozitive me komunitetin konform legjislacioneve dhe normave morale duke operuar nëpërmjet politikave të ndryshme marketing dhe aktiviteteve të komunikimit;
  • Krijon dhe mirëmban marrëdhënie të mira me klientët, institucionet shtetërore, legjislative, fitimprurëse dhe jo fitimprurëse për të siguruar dhe reklamuar konformitetin e kompanisë me politikat legale dhe morale të Republikës së Shqipërisë dhe komunitetit ku ajo operon;

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë Diplomë Universitare në Administrim Biznesi. Master përbën avantazh;

Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë eksperiencë pune të diversifikuar mbi 5 vjet në manaxhim projektesh, shitje, analiza ҫmimi, marrëdhënie me klientet;

Aftësi:


  • Nivel i shkëlqyer i paketë Miscrocoft Office;
  • Nivel i lartë i gjuhës angleze i certifikuar (TOEFL përbën avantazh);
  • Interes dhe njohuri te pergjithshme ne produkte IT (software, programe);

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.

Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Nentor 2016



-

JU MIRËPRESIM!


Tel. : +35542255506

Cel. : +355674647484
 


Apply WhatsApp
Back
Top