• Tirane, ofroj vend pune Specialist Marketingu

Kompania Kadiu sha lider ne industrinë automotive, e specializuar ne tregtimin e pjeseve te kembimit dhe lubrifikanteve shpall pozicinonin vakant "Specialist/e Marketingu".

Detyrat kryesore:

  1. Propozon alternativa, ide apo mënyra promovimi duke sjellë praktikat më të mira si dhe është gjithmonë i/e përditësuar me metodikat e reklamimit të produkteve te kompanise;
  2. Koordinimi dhe mbajtja e korrespondences me partneret tane ne lidhje me direktivat e marketingut per brande te caktuara;
  3. Propozimi i strategjive të ndryshme të marketingut;
  4. Bashkëpunon me departamentet e tjera për planifikimin dhe implementimin e ofertave;
  5. Menaxhimi dhe monitorimi i web-it zyrtar te kompanise dhe shnderrimi i tij ne nje instrument efikas prezantimi dhe shitjeje;
  6. Menaxhimi dhe monitorimi i perdorimit te mediave sociale duke i siguruar vizibilitet kompanisë në përgjithësi dhe promocioneve në veçanti;
  7. Ndjek mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme të marketingut;
  8. Monitoron dhe raporton lidhur me aktivitetin si dhe efikasitetin konform strategjisë;
  9. Angazhohet gjatë hartimit, përpilimit, dhe zbatimit të fushatave promocionale;
  10. Përgatit materialet marketing, si broshura, fletë informuese, dosje promocionale, dhe të tjera, si dhe administron shpërndarjen e tyre në përputhje me programet marketing përkatëse;
  11. Organizon dhe përcakton dizajnin e posterave dhe të broshurave per produktet e kompanise;

Kerkesat e pozicionit:


  • Të ketë mbaruar arsimin e lartë ne profilin Marketing.
  • Eksperienca e meparshme mbi 2 vjecare.
  • Te kete aftesi krijuese te sprovuara ne eksperience pune te meparshme.
  • Te kete aftesi shume te mira komunikuese dhe bashkepunuese.
  • Te kete njohuri shume te mira te gjuhes angleze dhe te paketes Microsoft.

Kandidatet që do të përzgjidhen do të njoftohen për intervistë.

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë një CV në adresën e e-mailit hr@kadiu.al
Data e aplikimit të fundit: 10 Dhjetor 2016
 


Apply WhatsApp
Back
Top