• Tirane, ofroj vend pune Shitës (elektroshtëpiake/elektronikë) në Departamentin e shitjes

Kompania Globe e krijuar që në vitin 2000 është një kompani në rritje të shpejtë.
Globe është distributor i brandeve më të mira të botës në fushën e elektroshtëpiakeve dhe pajisjeve elektronike.
Çelësi i suksesit është stafi i përkushtuar dhe në kërkim të njohurive.
Ambjenti cilësor dhe komunikimi profesional e bëjnë punën më të lehtë.

Rrjeti i dyqaneve GLOBE kërkon të punësojë Shitës (elektroshtëpiake/elektronikë) në Departamentin e shitjes:

Detyrat dhe përgjegjësitë:
• Njohja e produkteve në detaje (sipas përgjegjësise së percaktuar).
• Shitja direkte e produkteve drejtpërdrejt në kontakt me klientin;
• Plotësimi me produkte i vitrines nga magazina.;
• Kontroll i perditshem i specifikimeve/çmimit të produkteve dhe ndryshimi perkates i tyre, sipas grup produkteve duke u kujdesur që çdo produkt i ekspozuar të ketë të vendosur specifikimin dhe çmimin e shitjes;
• Asiston me përditësimin dhe përmirësimin e informacionit që lidhet ngushtësisht me punën e përditshme.

Kërkesat profesionale të vendit të punës:
• Të dijë të përdorë programet bazë kompjuterike;
• Të ketë eksperiencë në punë (minimalisht 2 vjet) kryesisht në fushën e shitjes, marketingut të saktë të produkteve; kontakt të drejtpërdrejtë me klientin;
• Njohuri të mira të gjuhës angleze (çdo gjuhë tjetër që njeh aplikanti/a konsiderohet si plus)
Kërkesa të veçanta të kandidatëve:
• Të jetë shumë i/e komunikueshëm, të jetë këmbëngulës/e, korrekt/e, i/e shkathët;
• Të jetë i/e përgjegjshëm/e dhe korrekt/e në punë;
• Të jëtë i/e fokusuar ndaj detajeve;
• Të ketë aftësi të punojë në grup;
• Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese;
• Të ketë paraqitje dhe sjellje dinjitoze konform rregullave të etikës dhe kodit të punës .

Arsimimi
• Të ketë arsim të lartë.

Të gjithë të interesuarit që i plotësojnë këto kërkesa mund t’i dërgojnë CV-të me fotografi në adresën email njoftimed@gmail.com deri në dt 15 / 11/ 2016

Jeni të lutur të përcaktoni pozicionin e punës për të cilin aplikoni.
CV të cilat nuk do te kenë të përcaktuar pozicionin për të cilin aplikojnë, nuk do te merren ne konsideratë.
 


Apply
Back
Top