• Tirane, ofroj vend pune Inxhiner mekanik

1. INXHINER MEKANIK

Kualifikimet dhe Eksperienca


  • Të ketë mbaruar shkollën e lartë në profilin Inxhinieri Mekanike;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme punё jo më pak se 3 vjet si Inxhiner Mekanik .
  • Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projekteve;
  • Të ketë eksperiencë në Auto CAD, si dhe aftësi për të lexuar projektet dhe specifikimet;
  • Njohuri në përpilim kontratash në sipërmarrje për instalimet mekanike;
  • Aftësi të mira koordinimi në punime mekanike.
  • Aftёsi shumё tё mira pune nё paketёn MS Office.
  • Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve mekanike;
  • Aftёsi komunikimi tё mira profesionale nё Anglisht ;
  • Aftësi shumë të mira komunikimi;

Objektivat kryesore:

  • Të koordinojё të gjitha shërbimet mekanike, gjatë fazës së ofertës , si edhe gjatë zbatimit të projektit .
  • Të planifikojё, organizojё, dhe menaxhojё punën për të qёndruar brenda buxhetit dhe për të përfunduar një projekt me cilësi të lartë;

Përgjegjësitë :


  • Të pergatisё oferta për punime mekanike,që nga projekt ideja deri në zbatimin dhe dorëzimin e projektit;
  • Të planifikojё, organizojё dhe monitorojё punën e teknikëve dhe të siguroj se të gjitha punimet po kryhen sipas kërkesave të investitorëve;
  • Të pergatisё dhe koordinojё të gjithë parametrat e përcaktuara në projekt;
  • Të rishikojё dhe hartojё kostot e instalimeve mekanike duke pregatitur preventivin total;
  • Të koordinojё punën midis grupeve të ndryshme instalatore;
  • Të pregatisё dhe monitorojё grafikun e zbatimit të punimeve mekanike.

Mënyra e aplikimit:
Kandidatёt e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV-të e tyre sëbashku me letrën e interesit në adresën: info@dinamo-sha.com duke specifikuar në subjekt pozicionin.
Afati i dorëzimit: 15 .11 .2016

* Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë
 


Apply
Back
Top