• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Restoranti

Te Stela Resort kerkon te punesoje Menaxher Restoranti "Beergarden" qe te plotesoje kushtet e meposhtme:



Detyrat
Bën menaxhimin e stafit dhe i mban ata gjithmonë të infromuar me aktivitetin e restorantit.
Mban lidhjet me klientët , të menaxhojë prenotimet si dhe tu përgjigjet ankesave të klientëve.
Ndjekje strikte ose dëshirë për të mësuar dhe zbatuar standartet e Iso-s në menaxhim.
Njohuri mbi platformën ëeb të Projekt Menagement.
Të sigurojë numrin e duhur të punonjësve dhe të kujdeset që të gjithë kanë të veshur uniformat e tyre duke respektuar standartin e shoqërisë.
Të ndihmojë në trajnimin dhe motivimin e stafit.
Të ruajë standartet e larta për kontrollin e cilësisë, të higjenës, të shëndetit dhe të sigurisë në punë.
Të ndihmojë në çdo hapësirë të restorantit sipas situatave dhe nevojave që mund të paraqiten.
Të bëjë planifikimin e shitjeve, të fitimit dhe të zhvillimit të stafit.
Të koordinoj, menaxhaj dhe monitoroj punët e Bar/Restorantit;
Të planifikoj strategji efektive për te rritur të ardhurat financiare dhe mirëqenien e kompanisë;
Të organizoj evente te ndryshme, festa private dhe mbrëmje festive;
Të jetë pergjegjës për produktet në bar dhe kuzhinë;
Koordinon proçesin e ndërtimit të recepturave ndërmjet kuzhinierit dhe Departamentit të Finances dhe sigurohet për regjistrimin e tyre në kohën e duhur;
Jep sugjerime sipas kërkesave të klientëve për bar dhe restorant në lidhje me specialitetet e ditës dhe prezanton kërkesat specifike të klientëve te banakieri, kuzhinieri dhe financa;
Është përgjegjës për menaxhimin e sallës:
Të ndjeki të gjitha problemet e logjistikës që ka bari/restoratranti dhe koordinimi me personat përgjegjës për sistemimin sa më shpejt të tyre;
Punësimi i stafit
Trajnimi i stafit.
Monitorimi i shërbimit
Takime me klientë të ndryshëm për festa për dreka evente të ndryshme.
Zgjidhja e situatave të ndryshme kur ka pakkënaqësi në shërbim.
Marrja e masave paraprake për parapërgatitjen e shërbimit.
Marrjen e masave Dsiplinore ndaj stafit.

Kualifikimet dhe kërkesat
Të ketë arsim të lartë Menaxhim ose Administrim Biznesi.
Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbale.
Të ketë mbi 10 vjet ekspëriencë pune por mbi 5 ne Menxhim.
Të ketë aftësi shumë të mira të punës në grup.
Të ketë aftësi shumë të mira planifikuese dhe organizuese.
Të mendoj në mënyrë kritike dhe tu japi zgjidhje problemeve;
Të ketë aftësi organizative dhe aftësi vendimmarrje.
Të menaxhojë konfliktet.
Të ketë disiplinë në raportim të detajuar përiodik dhe të përditshëm ekzekutiv.
Eksperiencë dhe vlerësim për dokumentim të detajuar të proccedurave operative.
Të ketë njohuri të mira të paketës bazë të MS Office (Windows, Excel; Power Point), Internet;
Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze (e folur dhe e shkruar);

Personat e interesuar mund te na kontaktojne ne adresat e meposhtme:
email: juriste@testela.al
Tel: 0672033327
Adresa: Autostrada Tirane -Durres Km, 7 Mezez Kashar, Tirane



 


Apply WhatsApp
Back
Top