• Tirane, ofroj vend pune Menaxher/e Shitje

Kërkojmë të punësojmë “Menaxher/e Shitje”

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
· Organizon punën për shitjen e objekteve që ndërtohen ose administrohen nga shoqëria;
· Harton dhe zhvillon materialet promovuese, broshurat, planimetritë,në lidhje me reklamimin e ambjenteve që janë ofruar për shitje nga shoqëria;
· Organizon punën me agjentët e shitjeve me të cilët ka marrëdhënie shoqëria, siç janë zyrat e Real Estate, apo partnerë të tjerë, për të rritur efektivitetin e shitjeve të shoqërisë;
· Kryen ndjekjen e arkëtimeve nga shitjet e ambjenteve të shoqërisë;
· Ndjek debitorët që nuk kanë arkëtuar për ambjentet e shitura;
· Gjetja e klienteve te rinj, lidhja e parakontratave, ndjekja e marëdhënieve me ta;
· Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë;
· Kryen kërkime dhe analizon konkurrencën për të matur mundësitë në treg;
· Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë;
· Angazhohet gjatë organizimit dhe zhvillimit të fushatave promocionale për shitjen e ambjenteve të shoqërisë;
· Bashkëpunon me departamentin e financës dhe departamentin teknik duke i mbajtur vazhdimisht të informuar;
· Menaxhon marrëveshjet e kleringut, ndjek zbatimin e kushteve dhe merr pjesë në rakordimin midis palëve në çdo rast.

KËRKESAT E PROFILIT:
· Të zotërojë diplomë të arsimit të lartë, preferohet në fakultetin e Ekonomisë, dega Biznes ose Marketing;
· Të zotërojë dy ose më shumë vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve të Pronave të Patundshme;
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pune në grup;
· Aftësi shumë të mira negociuese;
· Njohje të mira të fushës së marketingut, teknikave të shitjes dhe reklamimit;
· Njohuri të mira të programeve bazë kompjuterike, paketa MS Office;
· Njohuri të programit Autocad (read) përbëjnë avantazh;
· Te ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Italiane dhe Angleze;

Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të aplikojnë nëpërmjet dërgimit të CV-së në adresën e postës elektronike; Loribrace.a@gmail.com, brenda datës 4 Nentor 2016.
Ju informojmë se vetem kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
 


Apply
Back
Top