• Tirane, ofroj vend pune “Menaxhere Shitje ne kompani ndertimi” ( F )

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Menaxhim
Gjuha
ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë,
jemi duke kërkuar:

- Menaxhere Shitje( F)


Kërkesat për pozicionin:

1. Diplomë e arsimit të lartë në fushën, preferohet ne fushen e biznesit, marketingut, arkitektures, ndertimit;
2. Dy ose më shumë vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve të Pronave të Patundshme;
3. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup;
4. Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve dhe teknikave të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
5. Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read);
6. Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët;
7. Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;

Detyrat kryesore:

  1. Organizon punën për shitjen e objekteve që ndërtohen ose administrohen nga shoqëria;
  2. Harton dhe zhvillon materialet promovuese, broshurat, planimetritë, në lidhje me reklamimin e ambjenteve që janë ofruar për shitje nga shoqëria;
  3. Organizon punën me agjentët e shitjeve me të cilët ka marrëdhënie shoqëria, siç janë zyrat e Real Estate, apo partnerë të tjerë, për të rritur efektivitetine shitjeve të shoqërisë;
  4. Kryen ndjekjen e arkëtimeve nga shitjet e ambjenteve të shoqërisë. Ndjek debitorët që nuk kanë arkëtuar për ambjentet e shitura;
  5. Gjetja e klienteve te rinj, lidhja e parakontratave, ndjekja e marëdhënieve me ta;
  6. Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë;
  7. Kryen kërkime dhe analizon konkurrencën për të matur mundësitë në treg;
  8. Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë;
  9. Angazhohet gjatë organizimit dhe zhvillimit të fushatave promocionale për shitjen e ambjenteve të shoqërisë;
  10. Bashkëpunon me departamentin e financës dhe teknik duke i mbajtur vazhdimisht të informuar;
  11. Menaxhon marreveshjet e kleringut, ndjek zbatimin e kushteve dhe merr pjesë në rakordimin midis palëve në çdo rast;


Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:
[B][COLOR=windowtext][FONT='inherit']info@albapunesim.al[/FONT][/COLOR][/B].

Ju lutem
shënoni tek subjekti:Menaxhere Shitje ne kompani ndertimi” ( F )

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.
 


Apply
Back
Top