• Tirane, ofroj vend pune Agjent Shitje

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Agjent shitje | Menaxhim shitje
Gjuha
"Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant Panoramik, Bar Kafe, Spa, Fitness, Ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

“Tirana Ring Center” kerkon te punesoje: “Agjent Shitje”


Detyrat dhe Pergjegjesite:

Organizon punën për shitjen e objekteve që ndërtohen ose administrohen nga shoqëria;
Harton dhe zhvillon materialet promovuese, broshurat, planimetritë,në lidhje me reklamimin e ambjenteve që janë ofruar për shitje nga shoqëria;
Organizon punën me agjentët e shitjeve me të cilët ka marrëdhënie shoqëria, siç janë zyrat e Real Estate, apo partnerë të tjerë, për të rritur efektivitetin e shitjeve të shoqërisë;
Gjetja e klienteve te rinj, lidhja e parakontratave, ndjekja e marëdhënieve me ta;
Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë;
Kryen kërkime dhe analizon konkurrencën për të matur mundësitë në treg;
Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë;
Angazhohet gjatë organizimit dhe zhvillimit të fushatave promocionale për shitjen e ambjenteve të shoqërisë;
Bashkëpunon me departamentin e financës dhe teknik duke i mbajtur vazhdimisht të informuar;
Menaxhon marreveshjet e kleringut, ndjek zbatimin e kushteve dhe merr pjesë në rakordimin midis palëve në çdo rast;


Kerkesat:

Diplomë e arsimit të lartë në, preferohet ne fushen e ekonomisë dhe biznesit;
Dy ose më shumë vite eksperiencë pune në fushën e Real Estate;
Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup;
Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve dhe teknikave të reklamimeve;
Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read);
Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët;
Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj ne gjuhen Shqipe me Fotografi në adresën e e-mail-it: hr@ring.al brenda dates 20.09.2019.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.
 


Apply
Back
Top