• Ulqin, ofroj vend pune Menaxher i Pijeve dhe Ushqimit - Ulqin (Mal i Zi)

EPPC Albania & Kosovo, kërkon Menaxher të Pijeve dhe Ushqimit, për klientin e saj, që operon në Industrinë e Hoteleri-Turizmit në Ulqin (Mal i Zi).

Qëllimi kryesor i punës:

· Menaxhon dhe koordinon departamentin e pijeve dhe ushqimit si dhe mbikëqyr rregullisht çdo shërbim në zonën e bar-eve dhe restoranteve;
· Kujdeset që të ketë produktet më të mira me qëllim përmirësimin e cilësisë si dhe mban komunikimin me furnitorët si brenda dhe jashtë vendit;
· Zhvillon dhe menaxhon planet dhe veprimet financiare të departamentit ushqimor duke mbajtur nën kontroll menaxhimin e kostove;
· Mbikëqyr dhe menaxhon operacionet ditore të punonjësve, kujdeset në kryerjen e përgjegjësive nga ana e tyre në kohë dhe me efektivitet duke i motivuar dhe trajnuar sipas nevojave;
· Trajton ankesat e klientëve dhe kujdeset që çdo problem apo pakënaqësi nga ana e tyre të kaloj për zgjidhje në departamentet përkatëse;
· Siguron pajtueshmërinë me të gjitha rregullat e higjienës dhe shëndetit me qëllim përmbushjen e standardeve të cilësisë.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· E preferueshme të jetë nga zona veriore e Shqipërisë ose nga Kosova;
· Të zotërojë shumë mirë gjuhën Shqipe dhe Malazeze,(Anglishtja përbën avantazh);
· Të jetë i diplomuar në degët e Hoteleri-Turizmit ose Menaxhim/Administrim Biznes;
· Përvojë e mëparshme pune në sektorin ushqimor/pijeve, në bare, restorante, hotele;
· Aftësi të mira organizative, planifikuese dhe të menaxhimit të stafit;
· Gadishmëri për të punuar në Ulqin/Mal i Zi, (veçanërisht gjatë sezonit turistik).

Të dhënat:

Pozicioni: Menaxher i Pijeve dhe Ushqimit;
Vendndodhja: Ulqin (Mal i Zi);
Orari: 48 orë në javë;
Kontrata: Sezonale (Prill – Tetor), me mundësi rinovimi;
Pagesa: 800 EURO net/muaj;
Aplikimet mbyllen: 15.12.2016.


Si të aplikoni:


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me fotografi në Anglisht duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
 


Apply
Back
Top