• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste/Financiere

Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste/Financiere

K –AKS SHPK si nje kompani lider ne fushen e tregtimit te duraluminit e aksesoreve te tyre kërkon një FINANCIERE

Qëllimi kryesor i punës:

Puna e ekonomistit do të konsistoj në disa aspekte brenda departamentit të financës sic janë: - Kontabilizimi i faturave te blerjeve dhe te shitjeve
- Kontabilizimi i pagave
- Kontabilizimi i bankave dhe arkes
- Pergatitje e librave te blerjeve dhe te shitjeve
- Ndjekja e magazines
- Ndjekia e klientëve sipas kushteve te kontrates
- Rakordim me klientet dhe furnitoret
-Regjistrimin e dokumentacioneve perkatese per Import/Export
-Kontrollin e pikave te shitjeve ne Tirane dhe ne rrethe
- Cdo detyre tjeter qe i caktohet brenda departamentit.

Kërkesat për këtë pozicion janë:

· Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë-Kontabilitet;
· Përvojë pune 4-5 vjecare në kontabilitet ose profile të ngjashme;
· Përdorimi i programit financiar FINANCA 5 dhe paketës MS Office; (Excel-i është domosdoshmëri)
· Të zotërojë mirë gjuhën Angleze dhe Italiane
· Të jetë person korrekt, i besueshëm, bashkëpunues dhe i organizuar.

Të dhënat:

Pozicioni: Ekonomist;
Vendndodhja: Rruga ‘Dritan Hoxha ‘BLLOKU Gintash ,Laprake ,Tirane
Orari: Nga e Hena ne te Shtune ( ora 08;00-17;00)
Raporton tek: ADMINISTRATORI ;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;



Si të aplikoni:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail[SUP]-it[/SUP]: info@k-aks.com
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë
 


Apply
Back
Top