• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Zhvillimit të Sistemeve

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
Qëllimi i punës:

Zhvillon dhe implementon aplikacionet software, ndërfaqet e sistemeve dhe shërbimeve të tjera që përmirësojnë produktivitetin dhe efikasitetin e biznesit. Përkthen kërkesat e biznesit në specifikime teknike dhe aplikon ndryshimet në platformat ekzistuese duke punuar individualisht ose si pjesë e një ekipi. Identifikon dhe riparon gabimet e sistemeve duke siguruar aplikacione pa probleme dhe me performancë optimale.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Projekton bazat e të dhënave, aplikacionet software dhe ndërfaqet midis sistemeve duke përdorur gjuhë të ndryshme programimi dhe mjete të zhvillimit të platformave.
  • Përkthen kërkesat e biznesit në kod programesh të shfrytëzueshme duke analizuar nevojat e klientëve dhe ndërthurjen e proceseve për të dizenjuar sisteme informacioni që përmbushin kerkesat.
  • Analizon, përcakton dhe përgatit specifikimet teknike dhe kërkesat e aplikacioneve software ndaj të dhënave, hapave të punës, proceseve logjike, ndërfaqeve dhe rezultateve.
  • Ndërton aplikacione software dhe baza të ndryshme të dhënash, procese të reja pune, versione për regjistrimin e të dhënave, ndërfaqe të sistemeve dhe përdoruesve, mjete për vlefshmërinë e të dhënave dhe raporte të ndryshme.
  • Teston aplikacionet software, siguron që kodi i shkruar është i saktë, përdor shembuj të dhënash për të kontrolluar informacionin e gjeneruar nga programi, shqyrton dhe rregullon gabimet, riekzekuton programin derisa të arrihen rezultatet e pritura.
  • Dokumenton logjikën dhe kodin e shkruar të zhvillimeve, testimet, ndryshimet dhe korrigjimet duke siguruar që përdoruesit e tjerë të diagnostifikojnë dhe rregullojnë lehtësisht problemet në të ardhmen si dhe të kryejnë mirëmbajtjen përkatëse.
  • Analizon dhe zgjidh çështjet e raportuara të integritetit dhe performancës, bllokimet, replikimin e problemeve, konektivitetin dhe çështjet e sigurisë së sistemeve dhe bazave të të dhënave.
  • Ndërton dhe përditëson raporte në platforma të ndryshme sipas nevojave të biznesit dhe skemës së dakorduar të raportimit duke siguruar saktësinë dhe cilësinë e të dhënave.

Kërkesat kryesore:

  • Diplomë universitare në shkenca kompjuterike apo degë të ngjashme.
  • Minimumi 1 vit eksperiencë në zhvillimin e programeve dhe aplikacioneve web.
  • Aftësi Teknike - Sistemet e operimit Windows, Linux, Android. Bazat e të dhënave relacionale SQL Server, Oracle, MySQL, PostgreSQL dhe jBase. Teknikat e grumbullimit, përpunimit, ekstraktimit dhe raportimit të informacionit (DWH, ETL, SSIS, SSRS, Crystal Reports). Gjuhët e programimit Java, .NET, PHP (HTML/XML), jQL, Python. Shërbimet IIS, Apache, Jetty dhe FTP.
  • Zotërimi i çertifikatave të Microsoft Certified Solutions Developer; jBase Programming
  • Aftësi në analizë procesesh dhe kontrollesh të të dhënave
  • Aftësi të treguara në menaxhimin eficent të prioriteve të shumëanshme
  • Aftësi shumë të mira në të folur dhe shkruar të gjuhës angleze.

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin tonë online http://www.noa.com.al/rekrutime/ , i cili duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 07 nentor 2016.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për t’u ftuar në fazat e tjera të procesit të rekrutimit.
 
Back
Top