• Tirane, ofroj vend pune Web Developer

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
Edotta shpk. kërkon të punësojë një web developer. Personi duhet të ketë njohuri dhe aftësi të larta analitike dhe zhvilluese.
Kandidati do jetë pjese e grupit që është duke zhvilluar sistemin e-learning Edotta 3.0. Sistemi përdor platformat dhe teknologjitë e mëposhtme:

- Apache / Nginx
- PHP / Slim Framework / Smarty
- MySQL / Redis
- Javascript / AngularJS / JQuery
- CSS / Bootstrap
- Single Page Application
- RESTful backend me arkitekture cloud e ideuar per SaaS, mbi AWS

Ambjenti i punës është i qetë dhe komod. Projekti mbi të cilin kandidati do punojë është sfidues dhe përben një mundesi shumë të mirë për arritje të lartë profesionale.

Detyrat
- Të njohë framework-un AngularJS dhe të jetë i aftë të zhvillojë komponentet sipas praktikave të framework-ut.
- Të zhvillojë ndërfaqen vizuale në HTML / CSS / Bootstrap.
- Të kuptojë platformat e sipërpërmendura dhe të ndërveprojë me to.
- Të kuptoj specifikimet e projektit dhe te bashkepunoje me grupin në zhvillimin e tij.

Kualifikimet / Kërkesat
- Të ketë mbaruar shkollën e lartë në një degë të lidhur me software development
- Të ketë minimumi 1 vit eksperiencë në software development
- Të ketë njohuri shumë të mira në Javascript dhe JQuery, PHP.
- Të ketë eksperiencë në krijimin e single-page applications në një nga framework-et që përdoren për këtë qëllim.
- Të ketë eksperiencë në AngularJS
- Të ketë koncepte të mira mbi OOP / Prototypical Inheritance
- Të njohë mirë enterprise development patterns si MVC, Singleton, Factory, ActiveRecord / Data Mapper etj.
- Të jetë i aftë të kuptojë teknika, algoritme dhe framework-e të reja
- Të jetë i aftë të ideojë module të aplikacionit, dukë përdorur praktikat më të mira për komponente të ripërdorshme dhe për integrimin me modulet e tjera
- Njohje shume e mirë e gjuhës italiane.

- Paga e diskutueshme në bazë të aftësive dhe njohurive të kandidatit.
- Të interesuarit të dërgojnë një CV në: [B]p.miho@edotta.al[/B]
- Adresa: Rr. Panorama, Kompleksi Prestige, Tiranë
 


Apply
Back
Top