• Tirane, ofroj vend pune Ekonomiste

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Ekonomist-Financier/e
Gjuha
Digital Markets është në kërkim të një ekonomiste me orar të plotë, e cila duhet të zotërojë në mënyrë perfekte gjuhën italiane.

Përgjegjësitë:

-Përllogaritja dhe përgatitja e pagave të punonjësve, ku përfshihet edhe llogaritja e bonuseve.
-Përgatitja dhe zbatimi i urdhrave të pagesave.
-Të kujdeset për të realizuar deklarimet e nevojshme në entet publike kompetente.
-Të kujdeset që procesi i pagesave dhe i pagave të punonjësve të zhvillohet konform ligjit.

Kriteret:

-Eksperiencë të paktën 2-vjeçare në përllogaritjen e pagave (avantazh kanë kandidatët që kanë punuar me përllogaritje bonusesh).
-Njohuri shumë të mira të bazave të kontabilitetit.
-Njohuri shumë të mira të ligjit dhe rregullores që lidhet me këtë sektor.
-Diplomë e Arsimit të Lartë për Financë/ Kontabilitet.
-Njohuri perfekte e gjuhës italiane (njohuri edhe të gjuhës angleze përbëjnë përparësi).
-Njohuri shumë të mira të programeve bazë të kompjuterit (Ms Office).
-Aftësi shumë të mira komunikimi.

Nëse zotëroni kriteret e mësipërme, mund të dërgoni CV-në tuaj në adresën hr@digitalmarkets.al, ku duhet specifikuar paga e preferuar.


Tel. : 0674000050
 


Apply WhatsApp
Back
Top