• Tirane, ofroj vend pune Specialist i Sigurisë së Informacionit

Tirane
Tipi
  1. me orar te plote
Fusha | Profili i punes
  1. Informatike | Programim
Gjuha
Qëllimi i punës:

Të mbrojë sistemet e informacionit të kompanisë nga kërcënimet e brendshme dhe të jashtme, duke siguruar vazhdimësinë dhe zhvillimin e aktiviteteve të NOA-s.

Përgjegjësitë kryesore:

§ Udhëheq programin e Sigurisë së Informacionit të kompanisë - Përfaqëson programin e sigurisë së informacionit të kompanisë, brenda dhe jashtë saj, duke orientuar fokusin, aktivitetet dhe prioritetet. Identifikon, përcakton dhe konfirmon kërcënimet kryesore ndaj informacionit dhe aseteve financiare të kompanisë.
§ Drejton dhe monitoron procedurat dhe praktikat e sigurisë – Përcakton rolet dhe përgjegjësitë lidhur me veprimtarinë e sigurisë të informacionit dhe shqyrton raportet e ndryshme dhe log-et e disponueshme. Heton dhe raporton për parregullsi. Zhvillon një program për manaxhimin e kontrolleve që në mënyrë proaktive identifikon kërcënimet ndaj kompanisë, përfshirë kryerjen e vlerësimeve periodike të rrezikut.
§ Zhvillon politikat dhe standardet e sigurisë duke i përditësuar ato në mënyrë që të reflektojnë nevojat e biznesit, ndryshimin e teknologjive dhe kërcënimet e mundshme ndaj kompanisë.
§ Nxit ndërgjegjësimin për sigurinë - Siguron informacion mbi politikat dhe praktikat e sigurisë për punonjësit e kompanisë si dhe për bashkëpunëtorët e kompanisë.
§ Koordinon aktivitetet që lidhen me sigurinë e informacionit që përfshijnë Vazhdimësinë e Biznesit, ruajtjen e të dhënave, përputhshmërinë me autoritetin e mbikëqyrjes, sigurinë fizike, hetimin për mashtrim, menaxhimin e riskut dhe shërbime nga palë të treta. Siguron dispozita adekuate të sigurisë për aplikacionet dhe sistemet ekzistuese dhe të reja –Merr rol udhëheqës në projektimin, zhvillimin, testimin, integrimin, implementimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të sigurisë që mbrojnë asetet kyçe të informacionit. Mirëmban profilet e konfigurimit të gjitha sistemeve.
§ Siguron vigjilencë ndaj ndryshimeve në industri dhe kërcënime - ndjek kurse dhe seminare, sipas kërkesave, për të mbajtur një nivel të lartë të aftësisë në fushën e sigurisë së informacionit. Krijon rrjete komunikimi me profesionistë të sigurisë së industrive të tjera.

Kërkesat kryesore:

§ Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Elektronike, ose fusha të tjera të ngjashme
§ Preferohet 2 vite eksperiencë në fushën e sigurisë së informacionit ose teknologjisë së informacionit, duke përfshirë sigurinë kompjuterike dhe të dhënave.
§ Përvojë si një administrator në sistemet Microsoft Windows dhe në protokollet e rrjeteve (LAN / WAN), firewalls, teknikat e enkriptimit, sistemet e parandalimit, zbulimin e viruseve dhe zbulimin e penetrimit.
§ Aftësi shumë të mira analitike dhe vlerësimi të rrezikut
§ Aftësi shumë të mira per ruajtjen e konfidencialitetit për informacione sensitive
§ I aftë të trajtojë njëkohësisht detyra/projekte të ndryshme
§ Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur me vëmendje të lartë ndaj detajeve.
§ Aftësi të shkëlqyera të komunikimit verbal dhe me shkrim
§ Njohuri të mira të rrjeteve kompjuterike, mbi sigurinë e internetit, serverat (databaza, e-mail, active directory, Web server).
§ Njohuri të mira në monitorimin/funksionimin e sistemeve të të dhënave.
§ Njohuri të mira të koncepteve të sigurisë së informacionit, sfidat dhe praktikat më të mira të kërkuara.
§ Njohuri të mira në anglisht

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin tonë online http://www.noa.com.al/rekrutime/ , i cili duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 09 tetor 2016.

Vetëm aplikantët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për fazat e tjera të procesit të rekrutimit.
 
Back
Top